Drejtori i DASH: Vetting-u do vijojë të mbështetet fort nga SHBA

4 Shtator 2019, 13:31Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në takim David Kostelancik, Drejtor për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ruçi i shprehu Kostelancik mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA për Shqipërinë.

Duke u ndalur në kontributin e ShBA-së në reformën në drejtësi, Ruçi nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa këtë mbështetje.

Drejtori David Kostelancik vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për ShBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo.

Ai nënvizoi gjjithashtu mbështetjen e ShBA për reformën në drejtësi, me fokus të veçantë rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve: “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA.”

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe  rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës.

2 komente në “Drejtori i DASH: Vetting-u do vijojë të mbështetet fort nga SHBA”

  1. Shqiperia 2025 says:

    Lajm vertet i mire per Teater te Ri!

  2. Njutoni says:

    Shqiptaret,ky “komb krenar” si mut i shkel nga çizmja ushtarit..??????
    Liderat shqiptare,si klysha macesh pabukse..????
    Çar kombi pa dinjiet njerzor,se,dinjitetin kombtar se kan pas kurr kta zhapikër me pupla,qe ju duket vetja shqiponj.
    ????
    Yyyyy…
    Shqiptarqire dhe shqiptarqiqa..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje