Bie “revolucioni i shtatorit” edhe këtë vit: Edi Ramën do e kemi kryeministër deri në pranverë

4 Shtator 2019, 10:31Politika TEMA

Shtatorin e kaluar, Sali Berisha dhe Lulzim Basha premtuan një “revolucion”, i cili do të përmbyste Edi Ramën.

Gjë që natyrisht nuk ndodhi dhe tashmë ka ardhur shtatori tjetër.

Por, këtë shtator nuk ka më plane për revolucione.

Do ketë ndonjë protestë tek-tuk, por nuk bëhet fjalë për rrëzimin e Edi Ramës.

Këtë gjë e pranon vetë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Ai madje thotë se Edi Rama do të jetë kryeministër deri në pranverë.

Pastaj, sipas tij, në pranverë do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera.

Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje.

Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Deri në pranverë, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

13 tetori ishte një datë perfekte edhe për vetë Ramën, që do të kishte mundësi të zgjidhte kandidatë, por ai prapë procesin e shkatërroi.

I vetmi që propozon datën është presidenti dhe nëse presidenti e ka gabim, këtë datë e hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha Edi Paloka një ditë më parë.

Pra, nga fjalët e tij, kuptohet qartë që PD kërkon të rikthehet sërish në sistem.

Por këtë radhë jo më me gjuhën e forcës dhe jo më me kushtin s’ka zgjidhje me Ramën.

Ai tha se do të shkohet në zgjedhje me Ramën.

Deri në pranverë, Lulzim Basha ka kohë boll të bëjë ndonjë pazar me Ramën.

Fundja revolucion këtë shtator nuk do të kemi!

(TemA)

2 komente në “Bie “revolucioni i shtatorit” edhe këtë vit: Edi Ramën do e kemi kryeministër deri në pranverë”

  1. uskania says:

    Mungojnë “revolucionarët” e bashkive Kamëz, Vorë, Lezhë, Shkodër, Mat e Klos, Pogradec, Selenicë. Desh harrova Kukësin. Qëndron konstatimi se këto bashki ishin kthyer në stacione transporti protestuesish për Tiranë. Këso lloj protestash me të punësuar nuk do ketë më. Kjo është fitore.

  2. Taraboshi says:

    Ky eshte nje turpe me ndere.Opozita e din se mekete gjoja revolucion nuk fiton gje.Bashkite e tija rane ne dore te PS dhe nuk kane ku marrin resurseper teprure ne Tirane me molotove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje