PD kundër Ilir Metës: 13 tetori ka rënë, do shkojmë bashkë me Ramën në zgjedhje (nga pa, tani thonë bashkë me Ramën)

3 Shtator 2019, 22:00Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se shumë shpejt do të shkohet në zgjedhje. Sipas Palokës, Shqipëria do të shkojë së afërmi në zgjedhje bashkë me Edi Ramën.

Ai shtoi se PD vijon ndërkaq protestat dhe do përdorë çdo lloj mjeti për të bindur shqiptarët se ky pushtet është një regjim që duhet të ikë.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera.

Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje. Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Do shkojmë në zgjedhje bashkë me Ramën.

13 tetori ishte një datë perfekte edhe për vetë Ramën, që do të kishte mundësi të zgjidhte kandidatë, por ai prapë procesin e shkatërroi.

I vetmi që propozon datën është presidenti dhe nëse presidenti e ka gabim, këtë datë e hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese”, – tha Paloka i ftuar në studion e “News 24”.

3 komente në “PD kundër Ilir Metës: 13 tetori ka rënë, do shkojmë bashkë me Ramën në zgjedhje (nga pa, tani thonë bashkë me Ramën)”

  1. Aleksander says:

    Po ik o basha, na e neverite

  2. USA says:

    Ky vete flet dhe vet vendos vete vendos vete proteston dhe vete ben zgjedhje pa ps reformen zgjedhore e ben ps Ju zoti paloqe nuk jeni as ne parlament. Keta protestat i shihni vetem ju se ka 3 muaj dhe protestat e bathores nuk ka me. Beni ndoj proteste se dhe vjeshta mbaroi. Erdhi i dimri mbeti 2021.

  3. Persi says:

    Parti Paloqesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje