Rrëzuan dekretet e Metës, Presidenca reagon ndaj mazhorancës: Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg

3 Shtator 2019, 19:19Politika TEMA

Presidenca ka reaguar lidhur me vendimin e mazhoranës për të rrëzuar katër dekrete të presidentit Ilir Meta.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, shkruan në “Facebook” se “Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg”. 

Ndër të tjera ai shprehet:

“Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg. Njësoj si e çmendura E., e cila u zhyt edhe sot në llumin e shpifjes, për t’i shpëtuar shiut të së vërtetës, duke lëshuar tymuesen e radhës, me shpresën se do largohet sadopak vëmendja nga keqperdorimi i Kuvendit për mbulimin e PPP-ve të paligjshme që u miratuan sot:

1. Ligji nr.51/2019 dhe Kontrata Koncesionare për segmentin rrugor “Porti i Jahteve – By-pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, sipas ofertës vlera totale 70 119 755 euro, dhe pas negocimit dhe dakordësimit ndërmjet palëve vlera do të jetë 67 359 926 euro plus TVSH-në.

Çmimi i dakordësuar midis palëve është 16,784,906 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

2. Ligji nr. 52/2019 dhe Kontrata Koncesionare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldren, ashtu si dhe kontrata Orikum-Dukat janë propozuar, hartuar nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës; në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe në shkelje të parimit të konkurencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit. Për rrugën Milot Balldren Çmimi i dakordësuar midis palëve në vlerën prej 213 665 040 Euro plus TVSH është 52,165,040 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

Për t’i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm, dhe për të shmangur çdo përgjegjësi nesër qeveria ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim aministimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë. Keqardhje për të çmendurën E., e cila pasi u përdor për të nxjerrë me këpucë të kuqe doganat, po ofrohet për t’i nxjerrë dritat e kuqe edhe ekonomisë kombëtare”, shprehet Blushi. (TemA)

12 komente në “Rrëzuan dekretet e Metës, Presidenca reagon ndaj mazhorancës: Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg”

  1. Johani says:

    Po ky blushi eshte njeri apo qen roje ( nderi) i metes, sa her qe ka nje kundrshtim per politike e ndyre te metes ai me vrap del para mediave dhe fillon te leh sikur do tia haje dikuj ate qe ban, personazhit te tij E.

  2. Haku says:

    Keshtu me shifra te knaqni damaret ju.. pse nuk na jipni te gjith zerat qe perfshihen ne projekt dhe shumen rezerve qe esht per emergjencat dhe ngjarjet e paparashikueshme qe dalin gjat zhvillimit te projektit. Kot fare pallavra.. kjo esht, ti ikesh ngjarjeve te verteta qe po ndodhin ne presidenc.. v.k

  3. ronny says:

    Oh Tedi bear,, sigurisht qe dikujt si ty do ti duhet ti perballoje goditjet dhete dale si kanari i katunarit mbi gomar e te tundet anej ketej e te luftoje si don kishoti per te mbrojtur ate gjigandin nga skrapari qe keni aty brenda ne presidence…po i dashur Tedi Bear qe as te njoh e as me rruhet te te njoh,,, mos u lodh kot se vajti vapa me gushtin per ate pune,, hehee hajt shnet,,

  4. Muta Presidente says:

    Llumi ne fund te pellgut kujton se eshte shi.

  5. PO , PO says:

    Or idjot , te ulesh ne fronin e presidentit te nje vendi , nuk do te thote se automatikisht behesh i mencur dhe i ndershem . Se cfar njeriu je ti , te njohim mire , me ze e me figure dhe … jo nje here . Po e ben veten lolo , cdo dite e me teper . Je ne delirin e tmerrit qe perjeton cdo dite , per bemat e tua kriminale e antishqiptare !

  6. Populli shqiptar says:

    Po dhe Likja me duket sikur e mori nje tender me Vllahun hysa, apo e quan milingone ??
    Eh sa po vuan populli shqiptar me politikanet me ordiner qe ka kjo bote .. e gjithe lufta behet vetem per tendera, se qe te sjellin na nji investitor qe te punesohen njerezit, as qe e kane ndermend

  7. Lik says:

    Edhe mund te kene te drejte per shifrat shume te larta abuzuese e tenderave dhe shpresoj te kete ndonje mekanizem kontrolli ,por Meta e ka hallin qe spo I vjedh vete .

  8. Cudia says:

    Ke te drejte Meta per cfare je duke folur se ne fakt ke eksperince me keto cmimet dhe blloqet e dores. Le te degjojme se cthone te zotet e punes tani.

  9. I says:

    Te pakten nuk shkon nje e dy ne Mekë si ai koqja qe kishim me perpara. Ky te pakten maksimumi del me brekë.

  10. Koco says:

    Keqardhja e Metës për financat e buxhetin e shtetit duhet të reflektojë para se ti vihen hekurat se shkarkimi është dhuratë nga Zoti për atë e zonjëm Monoka e shputën e Kolerës Lsi . Meta të bëhet një herë i zgjuar e burrë : Të shkojë të denoncojë Krye hajdutin krye mafjozin Like Floririn dhe të shfaqë pendesë pasi të ketë vetë dorzuar vjedhjen e bashkëpuntorët e Thesarit .?!

  11. FLUTURA says:

    Presidenca po perdor zhargonin e fallxhores….

  12. Flakadani says:

    Meta ka shume te drejte sepse se pari duhet te mbroj cfar ka vjedhur se dyti cfar ka bere krime e zaptime te pasurive te atij vendi se treti Po i falimenton partia e leshit sebashku me ata palo njerez qe e mbeshtesin ket pocaqi parti dhe se fundi sfi ku te fis koken vetem tek putini then mbeshtetje me gjithcka fare e fis kaq shume I ka bere ato vendi qe zoti duhet ta denoj perfundimisht me gjithe familje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje