Ryshfeti 4 mijë euro, zbulohen emrat e dy prokurorëve që hetuan dosjen

3 Shtator 2019, 18:52Politika TEMA

Një ditë pas publikimit të investigimit nga “Fiks Fare”, ku dy avokatë morën 4 mijë euro në emër të prokurorëve, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Nëpërmjet kësaj shkrese, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda kërkesë për të nisur hetime ndaj prokurorëve dhe avokatëve të përfshirë në këtë investigim.

Në shkresë thuhet se: Ju dërgojmë për vlerësim ligjor të elementëve të veprës penale publikimet e fundit të programit “Fiks Fare”, ku dyshohet ndërhyrja e paligjshme e avokatëve tek prokurorët e çështjes për mbylljen e procedimeve penale kundrejt dhënies së shumës së parave.

Për javë me radhë, qytetari kërkoi nga avokatët dhe prokuroria e Vlorës të njihej me dosjen, por kërkesat e tij u rrëzuan, pasi aktet u cilësuan “sekrete”.

Ndërkohë, emisioni “Fiks Fare” ka mësuar se çështja e arrestimit të shtetasit K.A, në datën 24 gusht 2019, është hetuar nga dy prokurorë në Vlorë. Dosja me numër 1453, që bënte fjalë për sekuestrimin e 1.3 gramë kokainë, është hetuar nga prokurori Aurel Zarka. Dosja me numër 1501, që bën fjalë për vjedhje, është hetuar nga prokurori Kledian Llaho.

Pikërisht, këta dy prokurorë, do të jenë në “sitën” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, së bashku me avokatët Baftjar Rusi dhe Vladimir Sadikaj.

Në investigimin e “Fiks Fare” rezultoi se vetëm dy javë pasi avokatët i morën qytetarit këstin e fundit prej 1000 eurosh me qëllim që t’ja jepnin prokurorëve të çështjes, prokuroria e Vlorës pezulloi hetimet.

3 komente në “Ryshfeti 4 mijë euro, zbulohen emrat e dy prokurorëve që hetuan dosjen”

  1. Tefa says:

    hajdenu ne sarande se ka hotel 5k
    ai kembeshtrembeti Kledion Llaho

  2. Ujku Plak says:

    Fiksi ben shou me fatekeqesine e njerezve, para disa javesh e dha fiksi nje raste ne Elbasan ku me ze e figure punojes te Policise treguan kushe e kishte vjedhur Bashkim Bajramin, tani Bashkimi eshte i paditur, dhe po e sjellin verdalle prokuroria e Elbasanit, . Keshtu eshte kur kryeprokuroria nuk i heqe nga puna prokuroret kur beine shkelje, por thjeshte i nderrone,
    .. . Turpe dhe r. . . I q. . . Politkes dhe drejtesise qe kane ngritur ne shqiperi

  3. Lani says:

    Nuk ka çështje gjyqesore pa korrupsion. Mjafton t‘i shkosh prapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje