Kreu i Grupimit “Dhjetor ‘90”, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Bislim Ahmetaj një intervistë ekskluzive për CNA.al ka komentuar situatën politike në vend.
Bislim Ahmetaj është shprehur se qeverisja e Edi Ramës meriton çdo lloj refuzimi, por sipas tij edhe djegia e mandateve nga ana e opozitës erdhi në një moment të gabuar dhe kjo sipas tij vetëm sa e dëmtoi atë.
Për më tepër, Ahmetaj kujton protestën e studentëve në muajin dhjetor, për të cilën thotë se ky ishte momenti i duhur për atë vendim.
“Ju e mbani mend që në fund të Dhjetorit pikërisht në ditën që Rama do të sillte në Kuvend për të shkarkuar dhe më pas për tu betuar gjysmën e qeverisë që ju dërrmua nga protestat studentore që shpërthyen gjatë atij muaji. Atë ditë opozita theu bojkotin 6 mujor dhe ju bashkua parlamentit.”-tha Ahmetaj.
Gjithashtu ai i ka dhënë një “shuplakë” të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha për mënyrën sesi e ka drejtuar opozitën, por nuk ka lënë pa i drejtuar edhe një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa u shpreh se “unë e kam thënë dhe e përsëris “djegia” e mandateve duhet të ishte e përshkallëzuar, që do të thotë në kryet të herës duhet të kishin hequr dorë nga mandati Lulzim Basha, Sali Berisha dhe gjithë kryetarët e partive të kualicionit opozitar, pasi të kishin testuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar hapi tjetër duhet të kishte qënë tërheqja e gjithë deputetëve.”
Sipas Ahmetajt heqja dorë nga çdo lloj pushteti e kthen një parti politike në një lloj OJF-je, që mbahet me fonde, ndërsa “izolimin” ndërkombëtar të Partisë Demokratike, Ahmetaj tha se shkak “është mungesa e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë që ka treguar në vite lidershipi i Lulzim Bashës.”.
A e dëmtoi djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale?
Qeverisja e Edi Ramës meriton çdo formë bllokimi dhe refuzimi, por po të kujtojmë momentin kur opozita i dogji mandatet (veprim ky unik dhe i pandodhur më parë në një vend demokratik) erdhi i beftë si rrufeja në të kthjellët. Ju e mbani mend që në fund të Dhjetorit pikërisht ne ditën që Rama do të sillte në Kuvend për të shkarkuar dhe më pas për tu betuar gjysmën e qeverisë që ju dërrmua nga protestat studentore që shpërthyen gjatë atij muaji. Atë ditë opozita theu bojkotin 6 mujor dhe ju bashkua parlamentit.
Asgjë e veçantë nuk ndodhi ata dy muaj që ta çonte opozitën në vendimin ekstrem të djegjes së mandateve, unë e kam thënë dhe e përsëris “djegia” e mandateve duhet të ishte e përshkallëzuar, që do të thotë në kryet të herës duhet të kishin hequr dorë nga mandati Lulzim Basha, Sali Berisha dhe gjithë kryetarët e partive të kualicionit opozitar, pasi të kishin testuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar hapi tjetër duhet të kishte qënë tërheqja e gjithë deputetëve.
Ne jemi koshient që në atë parlament katër pesë zëra spikasnin të tjerët ishin garnitura si ato të pjatave që sërviren në dasmat e fshatit, të cilët s’arritën asnjë herë të krijonin profil politik. Por gjithsesi heqja dorë on-bllok nga jeta parlamentare padyshim që i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm së pari opozitës por edhe vendit në tërësi në raport me proceset integruese në BE. Megjithatë pas këtij veprimi ekstrem opozita dha një sinjal besimi tek elektorati i saj dhe u mbështet masivisht nga mbështetësit e saj në mbi 10 protesta kombëtare.
Por kjo mbështetje popullore e shoqëruar me një pasqyrim dinjitoz në mediat prestigjioze ndërkombëtare u fashit dhe shua si “shurra e pulës” nga mungesa e një strategjie të qartë nga ana e lidershipit të opozitës. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme është legjitime për çdo opozitë në botë, por absurdi i opozitës tonë është kërkesa që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen pa Edi Ramën në krye të qeverisë. Pra opozita kërkon të vëndosë jo vetëm për vetën e saj se kush është kryetari dhe kryeministri por edhe për Partinë Socialiste.
Ndërsa mospjesëmarrja në zgjedhje vendore nga opozita ishte zgjatim i mungesës së strategjisë dhe qartësise së rolit që ka opozita në ndërtimin dhe funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Me klimën pozitive që ishte krijuar brenda elektoratit të djathtë, me mbështetjen në rritje jam i sigurtë që të paktën 30 Bashki do të ishin nën administrimin e Partisë Demokratike në këtë moment që po flas për portalin tuaj.
Mos futja në zgjedhje nga partia themeluese e zgjedhjeve dhe demokracisë pluraliste në vend është një sjellje e papranueshme, është një gjest që i ka hije vetëm partive Marksist- Leniniste dhe na kthen 23 vite mprapsht, kur partia e Miladinit që sot e drejton miku i Vuçiçit u largua nga procesi zgjedhor vetëm një orë para se të mbylleshin kutitë e votimit, ju kujtohen besoj zgjedhjet e qershorit të vitit 1996. Praktikisht një parti që nuk hyn në zgjedhje ka zgjedhur të jetë një “OJF” shokësh dhe njerëzish të afërt që përfiton fonde për të mbajtur veten dhe familjet e veta.
Pse ndërkombëtarët janë të qartë kundër Bashës për bojkotin dhe daljen nga sistemi?
Do ta korrigjoja pak pyetjen tuaj: Pse Basha dhe lidershipi i tij i angazhuar me marrëdhenjet me jashtë janë krejtësisht të paqartë me faktorin ndërkombëtarë?
Unë si themelues i Partisë Demokratike, por s’jam i vetëm ndihem keq, bile shumë keq që Partia që i priu hapjes me botën, partia që riktheu shpresën dhe besimin tek perendimi dhe në mënyrë të veçantë tek Shtetet e Bashkuara partneri ynë strategjik kombëtar , sot pas gati 30 vitesh të jetë kaq e izoluar dhe kaq e injoruar prej tyre. Një arësye se pse ka ndodhur kjo sipas meje dhe burimeve që unë kam është mungesa e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë që ka treguar në vite lidershipi i Lulzim Bashës. Ai është si moti në Londër që brenda ditës bie tre katër herë shi dhe po kaq herë duket dielli mes reve.
I KE RENE PIKES BISLIM,SA ME PELQEHU ESHTE NJE I PA-AFTE QE DREJTON PD,,,E GJETI PD ME 70 DEPUTET E COJE 40 TANI ME 0 DEPUTET DHE 0 BASHKI KESHTU QE PO E MBANE KARRIKEN E PD KOTE ,,,,,
Ti qenke nje trap qe se paske shokun…di mor idiot u digjjkan mandatet…ti djegin ne menyre te petshkalkezuar thote rrora e karit…hemi be demokraci o palle dhe ky eshte sistemi do api juk do ti basha api kriminelet berisha e meta…nuk e mundni dot Edin as ne oratori as ne dije as me politike as ne nje gje…shkoni studioni gjuhen shqipe, ekonomi, politike, debat, menachim dhe ejani e matuni me Edin or debila te lindur.
Ke te drejte , Timi , por cfare diskuton me kete Bislim bicim maloku .Duhet te jete tropojan tip Azemi apo Saliu , qe mbijetesen ne politike e shohin vecse duke krijuar rrremuje, percarje , vellavrasje .
Dy legena qe e shkatruan opoziten saliu luli legena shkerdhata shporruni duhet opozite e re. Dhe mbi te gjitha te zhduken ps pd dhe lsi duhen njerez te rinj jo kto bandita qe kane 30 vjet vetem vjedhin dhe pasurohen ne kurriz te ppullit vflvshqiptare
Keto te paafte e shakllabane e hajdute e kthyen ne shoqate nje parti si pd qe per mendimin tim nuk ka qene asnjehere demokratike,po ti therrasim kujteses gjejme se vjedhjen e pare te votave e bene keta pseudodemokrat me 1996,dhunen mbi opozitaret dhe kndershtare tyre ideore i perdoren po keta,berisha,gazidede,gjana, me vone basha,noka e sojsorollop,drejtimi inorant i parlamentit nga topalli e shume hynere te tjera,prandaj asgje nuk eshte e habitshme nga keta sharlatane.
Bismila o bislim e humdirala e inshalla ,tamam ne allah
U, asht ky Bislimi prej Puke!
BOJKOTI ESHTE KAPITULLIM LARGIMI NGA PARLAMETI ISHTE TALLJE QE JU I BETE VOTUESIT SHOKU THEMELUES I PD.
VOTOVA PER TY TE ME PREZAMOSHE NUK TE VOTOVA PER MIELLIN VEZEN BOJEN DHE SHARJET
NUK E MERITON ME VOTEN TIME ( NUK FLASE PER JU)
O “Bismilah”, po si nuk menduat njehere per kete vend, per kete popull, o tru shkulur. Po ku ka patur ndonjehere ky vend K/M me te pergjegjshem, me me kembe ne toke, me vizionar, me shpirtmire, me puntor se EDI RAMA, or ti, qe s’di ç’te te them, Po djegja e mandateve, nuk u be se vendi qeverisej keq, por u be se u mendua se keshtu shpetohej lekura e krimineleve ISHA, qe i vune zgjedhe ketij vendi qe ne vitin e hidhur 1992. Dhe per fat te keq, edhe ti, si çdo neandartal tjeter, ke pjesen tende qe ke puthur kembet njerzve me te zinj te ketij vendi si S Berisha A Hajdari, e plot e plot e plot te tjere. Patriot, vizionar, behesh, jo duke nxire punen, mundin qe kalon qeveria, por duke njohur veshtiresite, sfidat e saj, dhe me kurajo qytetare, te thoni qe kjo gje u be mire, kjo u be keq, dhe te tregosh rrugen se si te behej mire. Kjo do te vlente per vendin, per popullin, dhe per ty “Bismilah”. Por ti nuk i bene keto gjera per dy arsye: E pata nuk ke kapacitetet e duhura, dhe e dyta, nuk je i lire, je i detyruar te paraqesesh si mendim tendin, nje urdher qe te vjen ne forme haraçi nga truprojat e shefave te tu reale.
PD po nuk hoqi Salen do lej lesht se sala qe ai qe zgjodhi bashen me zgjedhje te pa drejta vetem e vetem qe Sali portopapa te ishte ne krye te PD sa te jet sala Pd po shkon ne degradim total
Shqipëria dhe shqiptarët duet të kthejnë sytë nga ky bolja.