Ia fute kot, o Lul!

3 Shtator 2019, 09:51Politika TEMA

Nga Alfred Lela

Realstory është përmendur me emër e mbiemër ashtu, si dhe Skënder Minxhozi, analist i emisionit Real Story, por edhe ‘armiku’ tashmë i përbetuar i PD, Mero Baze. Edhe pse nuk  është cituar me emër aty është edhe Politiko.al, portali që unë drejtoj. Nga dokumenti në fjalë: “Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qëndrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editoriale ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.

Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike të Qeverisë- për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar- dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysëm të vërtetat dhe mashtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo-analiza me fakte të shtrembëruara. Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj”.

Unë e kuptoj këtë strategji të Bashës dhe e ka të marrë borxh nga Berisha, se ai nuk mendon dot në kokë të vet: ata që nuk janë plotësisht ushtarë dhe në rresht, nuk janë tanët se nuk janë shërbëtorë të plotë, kështuqë është më mirë t’i shpallim kundërshtarë dhe t’i fusim në rradhët e armiqve politikë. Të djathtët që guxojnë të mos mendojnë si ata, janë më pak shqetësues nëse nuk pranohen si të djathtë dhe futen te mercenarët dhe armiqtë.

Mirë bëjnë. Një media që është kritike me të dy palët politike vetëm i shton pikët vetes. Sa i takon mjerimit afilozofik se ata që nuk mendojnë si Basha i shërbejnë Ramës dhe e bëjnë për të luajtur lojën të gjithë janë njësoj, ‘sorry Lul’ por Basha me këtë anatemë ndaj medias dhe gazetarëve dëshmon se ti je njëlloj me Ramën, veç ke më pak ngjyra se ai.

Edhe një gjë tjetër: e kam lënë njëherë një punë dhe detyrë të mirëpaguar për të mbrojtur ty dhe kuazat e tua humbëse, para dy vitesh nëse të kujtohet. (Ironia është se ti tani je bërë mik me Çilin dhe më shpall mua armik). Nuk mund të vazhdojmë të humbasim për ty, ndërsa ti bën sikur ke humbur për të gjithë dhe në emër të të gjithëve, por një dorë e mban gjithmonë ngrohtë në xhepin e fitimeve.

Opozita bën gabimin më të madh nëse pajtohet me këtë linjë të lidershipit apo liderit pa ship (anije) dhe vendos të braktisë Realstory, një prej formateve kryesore të debatit politik në vend. Unë e di se synohet që të çmontohet emisioni duke hequr debatin, megjithatë një emision televiziv ka shumë mënyra për ta mbushur minutazhin. Nëse opozita dhe përfaqësuesit e saj i shpallin luftë, nuk kanë pse të presin përunjësi prej Ballës dhe RS.

Është bërë një gjë e ngjashme nga një prej njerëzve të komunikimit të PD edhe me Muç Nanon dhe emisionin e tij dhe kanë qenë gabim atëherë sic është gabim edhe ky ‘dokument’ i tanishëm’. Ky dokument vërteton atë që Basha kërkon të heqë nga b… e vet: të gjithë janë njësoj. Ky dokument e bën atë të barabartë me Ramën.

Le të ndërrojnë vendet në KM kur të duan, nuk ka pse të ketë gëzim as hidhërim për njërin dhe as tjetrin. Duhet parë përtej tyre tashmë. Përfundimisht.

Shkrimi i kushtohet qarkores së PD-së që sulmon mediat!

8 komente në “Ia fute kot, o Lul!”

  1. Populli says:

    Me ne fund Alfred.

    1. bureto says:

      Me mire vone se kurre. Po gjithsesi Lela se pari duhet te beje nje “mea culpa”, jo per gje, por per paaftesine e tij per te kuptuar kapacitetin politike te Bashes si dhe duke miratuar ne heshtje strategjithe gjithmone shkaterruese te Berishes sa here ai eshte pa pushtet. Kjo paaftesi ne te kuptuarit e diferences se Bashes me Ramen, e ka forcuar tej mase kete te dytin, ndaj nese duhet qe Rama, edhe pse kryeministri me i miri deri me sot, por jo ai qe duhet, duhet te largohet, kjo arrihet me vote dhe duke promovuar nje më të zot se ai, qofte nga rradhet e opozites, qofte nga ata të PS. Per kete Lela me shoke le të na ndriçojne mendjet. Deri me sot ka qene, ende është, nje histeri antirama, por nuk duket kurkund ndonje person apo ide qe te jete e besueshme në popull qe kur te vijne zgjedhjet e ardhshme, ai te kete mundesi të zgjedhe alternativen jo vetem me te mire, por edhe me shprsedhenese. Deri me sot Rama eshte anatemuar ne shumice nga ajo skote analistesh e gazetaresh qe ai i ka cilesuar “kazan”, (perjashtuar disa kokrra pro tij dhe ca me te heshtur), duke i vene perballe tij si alternativë, karagjozin politik me brilantinë, pa le me ate politikanen provinciale me emri. Mona. Tani qe Rama i sfidoi te gjithe (fale dhe liershipit te kesaj opozite), bejne mire qe kane reflektuar dhe ky reflektim me sa duket i ka djegur Bashes, shprehur kjo ne qarkoren e tij. Sidoqofte, ashtu siç shkruan vete Lela, tashme “lufta”duhet bere me e baraslarguar nga palet dhe te hiqet dore ne rradht e tyre si militante politike (se nuk i duron me njeri). Duhet te jene me popullin, hallet e tij dhe mbeshtetjen aty dhe si duhet te rruges per nje shtet te se drejtes. Kete do ta shohim ne javet dhe muajt ne vijim sesi kjo do te shfaqet.

  2. Ladi says:

    Tani PD-ja ka nisur planin B ate te penetrimit te agjenteve te saj duke ia dhuruar Rames. Rama i merr tullë dhe pastaj PD-ja ia telendis, pasi ua di te kaluaren e erret. Kjo parti vetem per pislliqe kishte qene. Asnjehere nuk mendoi si te na e bente jeten me te mire. Vetem per ngaterresa, intriga, kurthe. Fare e keqe e post komunizmit.

  3. lori says:

    Ke dashur te flasesh per Lulin e ke pefunduar per Ramen!Ne fakt ti “hardhuca e gazetarise” je njelloj si Basha por jo ne politike por ne kazanin mediatik qe ke mundur te depertosh tek Realtory !Ti je nje vegel e peshtire ne duart e pista te Lulkes qe shoket i keni te ralle ne kete shoqeri te hapur tashme ,qe per ironi te fatit tuaj iua di bemat e ju ka numeruar edhe dhembet pasi dhemballet ju mungojne!Kjo lufte tinezare eshte breda llojit T’uaj si nje parti qe dolet nga dallaveret e skutat e pista te agjenturave dhe te tille do te shuheni deri ne ngordhjen tuaj fizike!Ndaj mos e ndoteni kete gazete me prononcimet tuaja qe i shkojne per shtat vetem “55”ose “syrit” te peshkaqenit!Fatkeqesia e ketij vendi eshte sepse antivlerat sot quhet vlera e anasjelltas!Poshte diktatura e budallenjeve e sherbetoreve zvaranike si puna jote!

  4. beni says:

    Ke dashur te flasesh per Lulin e ke pefunduar per Ramen!Ne fakt ti “hardhuca e gazetarise” je njelloj si Basha por jo ne politike por ne kazanin mediatik qe ke mundur te depertosh tek Realtory !Ti je nje vegel e peshtire ne duart e pista te Lulkes qe shoket i keni te ralle ne kete shoqeri te hapur tashme ,qe per ironi te fatit tuaj iua di bemat e ju ka numeruar edhe dhembet pasi dhemballet ju mungojne!Kjo lufte tinezare eshte breda llojit T’uaj si nje parti qe dolet nga dallaveret e skutat e pista te agjenturave dhe te tille do te shuheni deri ne ngordhjen tuaj fizike!Ndaj mos e ndoteni kete gazete me prononcimet tuaja qe i shkojne per shtat vetem “55”ose “syrit” te peshkaqenit!Fatkeqesia e ketij vendi eshte sepse antivlerat sot quhet vlera e anasjelltas!Poshte diktatura e budallenjeve e sherbetoreve zvaranike si puna jote!

  5. FLUTURA says:

    Pertej te majtes e te djathtes eshte atdheu!

  6. Sqepari says:

    Respekt per komentuesin e djeshem qe shkruante se “nuk e dinte qe mund te shiteshin thaset bosh”!

  7. Bussinsman says:

    ky kopil do filloi te punoje si agjent i PD brenda PS…ky eshte njeriu me legen qe kam njof dhe me i paskrupullt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje