“Shkarkimi i Metës”, kryetari i grupit parlamentar të PS: Presidenti ka shkelur ligjin

2 Shtator 2019, 18:48Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla i pranishëm në rubrikën “Opinion” në Neës 24 u ndal tek puna e Komisionit Hetimor, i cili po vijon të hetojë veprimet e Kreut të Shtetit, Ilir Metës, për zhdekretimin e 30 qershorit.

Sipas Ballës, Presidenti i Republikës ka shkelur ligjin, ndërsa bëri apel që Komisioni Hetimor të hetojë i pandikuar nga presionet politike të mundshme.

I pyetur nëse Ilir Meta do të shkarkohet apo jo nga Komisioni Hetimor, Balla dha këtë përgjigje: “Qasja jonë ka qenë në respekt ndaj ligjit. Për PS të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

As unë dhe askush tjetër nuk duhet t’i paraprijë asaj që do të bëjë komisioni hetimor, i cili duhet të bëjë një hetim  të pandikuar nga politika.

Ai më pas do të konstatojë shkelje ose jo, por unë jam i mendimit se ai ka shkelur ligjin”-tha mes tjerash ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje