Parlamenti i Shqipërisë ka nisur sesionin e ri parlamentar. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha midis të tjerash në fjalën e tij, se Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi.
“Kuvendi përballoi me dinjitet sfida të jashtëzakonshme dhe unike. Demokracia liberale si asnjëherë gjatë tre dekadave u provua si demokraci kushtetuese dhe vetë konstutucionalizmi si tendencë solide e saj.
Si asnjëherë në historinë e pluralizmi, Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi.
Reforma në drejtësi ishte argumenti më bindës për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë”, theksoi Ruçi.
Sipas Ruçit prioritet do të jetë përmbyllje e Reformës Zgjedhore, ndërsa theksoi se dora e shumicës është e shtrirë për opozitën jashtë parlamentit.
“Rekomandimi i komisionit për çeljen e negociatave është produkt i arritjeve ekskluzive të Kuvendit.
Në mbledhjen e këshillit në Tetor shkojmë me sigurinë e plotësimit të këtyre detyrave. Dëshira e të gjithë shqiptarëve është çelja e negociatave.
Ne duhet ta përdorim këtë fillim sesioni për të kompensuar atë që nuk bëmë mirë në sesionin e kaluar.
Prioriteti i parë do të jetë përmbyllja e reformës zgjedhore. Do të jetë një produkt konsensual i Kuvendit, duke përfshirë edhe opozitën jashtë parlamentare.
Dora e shtrirë e Kuvendit nuk është mëshirë. Reforma në drejtësi do të vijojë duke filluar me ngritjen e institucionet e reja. Gjykata Kushtetuese dhe ILD do të bëhen funksionale shumë shpejt” tha ai.
Ruci dhe klika mafjoze qe ai kontrollon ja hodhi edhe pse po ndodh “veting” apo “spak”…ketu e ka fjalen sekretari Ruci…