VIDEO/ Ambasada e SHBA: SPAK shumë shpejt do të hetojë zyrtarët, ja 50 gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar

2 Shtator 2019, 19:50Politika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar sot një video, me një përmbledhje të zyrtarëve shqiptarë, që kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut.

SHBA shkruan se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, për shkak se nuk justifikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit.

Ndër të tjera, SHBA paralajmëron se KLGJ dhe KLP kanë nisur punën për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

“Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.

Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit.

Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, shprehet ambasada e SHBA, ndërsa më poshtë po sjellim materialin e përgatitur prej tyre.

10 komente në “VIDEO/ Ambasada e SHBA: SPAK shumë shpejt do të hetojë zyrtarët, ja 50 gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar”

  1. Drejtesi says:

    Sistemi i drejtesise ne shqiperi, me i ndyre ne bote, i mbushur me halabake ordinere, hajdute supermarketesh, kriminele.
    Rrofte USA, qe po vendos sistemin e duhur ne shqiperi , se po te ishte per Ramen, Berishen apo Meten , akoma kryekorupsioni do mbizoteronte ne drejtesi

    1. Komentuesi says:

      Drejtesi! Mire e ke komentin tend,qe, thua se drejtesia eshte me e ndyra ne bote,e mbushur me alabak e ordinier,hajdute e kriminel,por ama edhe strukturat e reja qe po ngrihen ne kuadrin e reformes ne drejtesi jane pikerisht ata qe permende ti.Te njejtet prokuror e gjykates.Ata neser nuk mund te gjykojne e te denojne Sali Berishen,Meten etj,se kane qene te emruar nga keta, u kane sherbyer dhe jane paguar mire, kane mare shuma te medha parash.Nuk eshte aq e lehte.Denimi i Berishes dhe soje e sorollopit te tij eshte vetem vdekja natyrale.Drejtesia nuk ka per te vene dore mbi ata.Prandaj Berisha rri i qet,dhe i lumt dijti te punoi,te sakatoi gjithe vendin,vrau,preu,shkaterroi totalisht shqierine,varferoi popullin.Ai eshte biri i djallit dhe vetem djalli po te doje e denon.Tjeter jo.

  2. shqiptaret i njohi politikanet kriminela dhe ata me te korruptuuarit

    sali berisha
    ilir meta
    lulezim basha

    etj

    nqs kta uk merren te Pandehur( MADJE TE PARET -kjo do tregonte Serioziteti e gjithe ksaj Tam-Tam-e)
    e gjitha kjo Zhurme dhe Prralla me Vetting e SPAK ?
    do ishte Tallja e radhe me shqiptaret .

  3. djana says:

    Populli Shqiptar tek ju i ka syte dhe vemendjen. Edhe pse eshte bere diçka ne reformen ne drejtesi, ka dhe shum shum per te bere, qe te kthehet besimi tek populli.

  4. SDH says:

    Lista kush duhet arrestuar nga kriminelet:
    1-Qazim Gjonaj
    2-Prel Martini
    3-Gani Dizdari
    4-Halil Sinani
    5-Agim Ferizi (vrases dhe shitje organe)
    6-Guxim Zeneli
    7-Zenun Hajdarmataj
    8-Skenderr Ha-Luci
    9-Hasan Selimi
    10-Artan Sulejman Madani
    11-Fadil Palushi
    12-Bujar Hoti

  5. xhoxhi says:

    Drejtësia duhet nga ata që shkatëruan Shqipërinë dhe shqiptarët.Deri tani janë dënuar politikanët nga Sali Palla për tu dukur sikur lufton komunizmin dhe askush tjetër.Po nuk u fut Saliu i pari drejtësia kot mundohet.Ky trim i nxjer të tjerët një nga një..Kam frikë se nuk do mundë drejtësia ti futë në burg.Salën e ndonjë tjetër e mbrojnë kriminelët më te rezikshën prandaj arestimi i tij do jetë me probleme..

  6. SDH says:

    Lista kush duhet arrestuar nga kriminelet gjyqtar dhe prokuror:

    1-Qazim Gjonaj
    2-Prel Martini
    3-Gani Dizdari
    4-Halil Sinani
    5-Agim Ferizi (vrases dhe shitje organe)
    6-Guxim Zeneli
    7-Zenun Hajdarmataj
    8-Skenderr Ha-Luci
    9-Hasan Selimi
    10-Artan Sulejman Madani
    11-Fadil Palushi
    12-Bujar Hoti

  7. sapa says:

    Pse ka njeri vertet qe beson akoma se ky vend behet?????

  8. Beni says:

    Ju erdhi dita ti paguani krimet ndaj shqiptareve

  9. POPULLI says:

    PO PARATE E VJEDHURA E DOSJET E GJYKUARA NGA KETA NE FAVOR TE BATAKCINJVE QE U KANE DHENE LELET…?????!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje