Nga Eduard Zaloshnja
Qysh prej vitit 1990, kam qenë partizan konseguent i rrotacionit politik. Atëherë, kontribuova me sa pata mundësi (me artikuj tek RD-ja dhe me aktivitet politik), që PD-ja të vinte në pushtet, për të zëvendësuar PPSH-në e mykur.
Më pas, në vitin 1997, kontribuova me sa pata mundësi (kryesisht me artikuj nga SHBA-ja), që PS-ja të vinte në pushtet, për të zëvendësuar PD-në e dështuar në vorbullën e skemave piramidale.
Në vitin 2005, kontribuova me sa pata mundësi (me artikuj nga SHBA dhe me lobim në Uashington), që PD-ja të rikthehej në pushtet, për të zëvendësuar PS-në e korruptuar të Nanos.
Në vitin 2013, kontribuova me sa pata mundësi (me artikuj dhe analiza në debatet televizive) që PS-ja të rikthehej në pushtet, për të zëvendësuar PD-në zullmqare të Berishës.
Kur Lulzim Basha u fut në garën për kryetar të PD-së, e përkraha publikisht kandidaturën e tij, duke argumentuar se kishte qenë deri atëherë kandidati më i suksessshëm elektoralisht i PD-së, dhe se kishte premisa për ta rikthyer atë në pushtet. Pas asaj përkrahje publike (që atij i erdhi e papritur), Basha më telefonoi dhe më kërkoi të takoheshim. Dhe për herë të parë pata rastin ta takoj.
Në atë takim i ofrova çdo ndihmë (brenda mundësive të mia modeste), duke ia bërë të qartë se jam një partizan konseguent i rrotacionit politik, pavarsisht se kush është në pushtet. Dhe jo rrallë më ka kërkuar mendim si ekspert i sondazheve, madje kam kryer edhe sondazhe private për të. (Në ndonjë rast, kur i ka volitur, i ka cituar publikisht sondazhet e mia, pa deklaruar autorin).
Por kur botova një sondazh mbi Teatrin Kombëtar, që e zhvillova për revistën Follow Business Albania, Bashës nuk i pëlqeu rezultati (doli 50% me 50%). Dhe të nesërmen më turri një gazetar anonim të RD-së, i cili më akuzoi se po përdoresha si ish-spiun i Sigurimit të Shtetit.
Kur ia dërgova Berishës atë shkrim të RD-së, më shkroi se kishin bërë shumë gabim ata që e kishin bërë këtë akuzë të rreme (ai e di mirë se kush ka qenë e kush nuk ka qenë spiun i Sigurimit). Por dëmi ishte shkaktuar dhe u detyrova të marr e të botoj një vërtetim nga Komisioni i Dosjeve, që as nuk kisha bashkëpunuar dhe as kisha qenë i survejuar apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit (shihni bashkëngjitur vërtetimin).
Ky incident më kujtoi një çast të tensionuar që kam patur me Edi Ramën në vitin 2009, kur ai ishte kryetari i opozitës.
Para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, deklarova në emisionin e Sokol Ballës se, bazuar në sondazhin tim, më rezultonte që as Berisha dhe as Rama nuk do të merrnin mjaftueshëm mandate për krijimin e qeverisë. Rama më telefonoi pas emisionit dhe debatoi ashpër me mua rreth saktësisë së parashikimit tim. Por ama nuk më turri të nesërmen ndonjë gazetar të Zërit të Popullit, për të më akuzuar kot se po përdoresha si një njeri me dosje.
Këto dy incidente me Bashën dhe me Ramën (dhe krahasimi përkatës) mu kujtuan tani që ka dalë në dritë një memo e Bashës, në të cilën sulmon gazetarë si Alfred Lela, Sokol Balla, Skënder Minxhozi dhe Mero Baze, madje edhe një emision të tërë, si Real Story (ku bëj pjesë edhe unë).
Dhe vetvetiu më lind pyetja: Pa patur pushtet, Basha sulmon gazetarët; po sikur të vijë ndonjëherë në pushtet, çdo të bëjë ky njeri kundër tyre?
Gjithcka Une,Une! DMTH,ne Shqiperi çdo gje eshte bere ashtu si ke dashur ti? Sa I zgjuar paske qene ore! HIqeni Unin nga shkrimet se late nam!
po erdhi lulua ne pushtet do te kendojme kengen pse sme qan moj Shege.
Po sikur Basha te vij ne pushtet?Do t’i vere flaken Shqiperise.Basha nuk bene per kryeminister dhe mos e befte zoti vij ne pushtet ky mendjefyell. Ai nuk di te lidhin brekete tij dhe te shoqes se tij dhe jo me te drejteoi shqiperine si kryeminister. Aaa ndryshon pune me SALIANJIN,ai di te lidhe jo vetem breket e tija por edhe te GRIDA DUMES.Ja vlen per kryetar dosash.
Shpresoj Demokratet te zgjohen dhe ta heqin Lulin, se ai kurre nuk ka treguar ndonje zotesi, pervec vjedhjes dhe genjeshtres. Cdo detyre qe ka bere ka deshtuar ne menyre teper epike. Te fundit marrim drejtimin e bashkise se Tiranes, mendo t’i japim drejtimin e Shqiperise. Duhet te bejme c’eshte e mundur qe te detyrojme PD’ne te ndryshoje drejtuesin, duke i lene ne opozite.
Ke bërë mirë që i ke dalë të keqes përpara duke shoqëruar shkrimin me vërtetimin e pastërtisë së figurës tënde në raport me sigurimin. Këtë që ke bërë ti duhet të bëjë çdo njeri që ka nder dhe merret me politikë ose gazetari në këtë vënd, ndryshe nuk mund tu bëhet ballë sulmeve banditeske që vijnë nga shtabet politike të këtij vëndi me qëllimin e vetëm për të mbuluar baahkpuntorët e vërtetë. Sigurimi i shtetit i kohës së diktaturës, ndonse ka operuar si strukturë e cdo shteti të organizuar, është përdorur brutalisht nga sistemi komunist për të mbrojtur sundimin e tij. Sidoqoftë, ajo që të habit qëndron në faktin, se përse askush në këtë vënd nuk flet për sigurimin e pushtetit, një strukturë tepër sekrete në gjirin e asaj shoqërie, e cila ishte kryekëput në shërbim të diktatorit Hoxha dhe që dihej mirë se udhëhiqej nga Ramiz Alia. Pra, bëhet fjalë për sigurimin personal të Enver Hoxhës, atë për të cilin, si rregull, thuhej se zbulonte armiqtë e mëdhenj brënda gjirit të partisë. Shprehja që dëgjohej atëherë rëndom, se ” ishte partia dhe vigjilenca e saj revolucionare që bëri të mundur zbulimin e këtij grupi të strukturuar armiqësor” flet fare qartë për ekzistencën e tij. Pikërisht nga kjo strukturë kanë dalë udhëheqësit kryesor politik të kësaj sidemokracie që gëzojmë. Dhe lufta e sotme politike zhvillohet midis pasardhësve të ish komunistëve të moderuar të periudhës komuniste të udhëhequr nga Edi Rama, me elementët drejtues të opozitës si pasardhës të anëtarëve të fshehtë të kësaj strukture , të cilët po luftojnë me cdo mënyrë për mbijetesë.
Harroi te thote cfare pozicioni mbajti ne Maj te 1996.