Gramoz Ruçi mbledh PS-në e Jugut, detyra të reja për Komitetin Rajonal

3 Shtator 2019, 13:15Politika TEMA

Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen për Komitetin Rajonal të qarkut të Jugut në Vlorë.

Mbledhja do drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci.

Prezentë në mbledhje janë kryetarët e bashkive të jugut, prefektët e qarkut të jugut, deputetet e Kuvendit, si edhe pushteti vendor i jugut, mes tyre ministrat Blendi Klosi e Damian Gjiknuri, deputetët Vullnet Sinaj e Vilma Bello, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe krye bashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura pritet që Ruçi të japë referencat e tij si edhe të caktojë detyrat përkatëse për pushtetin vendor.

Kreu i Kuvendit është koordinator politik për rajonin e jugutpër Partinë Socialiste. Ai mbulon qarqet e Fierit,  Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje