Ka mazhoranca një emër për zëvendësimin e Metës? Spiropali: Nuk kemi arritur në atë fazë

3 Shtator 2019, 21:27Politika TEMA

Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, e njohur si një “partizane e flaktë” e kryeministrit Edi Rama, ka qenë pjesë e emisionit “Opinion” të TV “News 24”, ku ka folur dhe për fatin e mëtejshëm të presidentit Ilir Meta.

Pasi me bindje të plotë ka deklaruar se presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën dhe ka qenë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë, Spiropali i është përgjigjur pyetjes nëse ka gati mazhoranca një kandidaturë zevendësuese të Metës.

“Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë.

Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë.

Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast”, ka qenë përgjigja e Spiropali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje