Vietnam: Dënim me vdekje për dy ish-ministra të korruptuar

4 Shtator 2019, 09:31Politika TEMA

Dy ish-ministra vietnamezë të Informacionit janë akuzuar për korrupsion, një krim i dënueshëm me vdekje në vendin aziatik.

Nguyen Bac Son, ministër Informacioni nga 2011-2016, u akuzua për “shkelje të rregullores në menaxhimin dhe përdorimin e kapitalit të investimeve shtetërore” dhe për “mitmarrje”.

Truong Minh Tuan, që në fillim ishte zëvendës i Son-it dhe më pas e zëvendësoi atë në postin e tij, derisa u pezullua korrikun e kaluar, u akuzua për të njëjtat krime.

”Son pranoi se kishte marrë tre milionë dollarë ryshfet për lehtësimin e një marrëveshjeje të anuluar, nëpërmjet të cilës MobiFone fitoi 95% të firmës televizive me pagesë AVG”, sipas policisë.

Tuan, pranoi se kishte marrë 200 mijë dollarë, nga ish-drejtuesi i AVG-së, Nhat Vu.

Marrëveshja shkaktoi një humbje prej 307 milionë dollarësh në buxhetin vietnamez.

5 komente në “Vietnam: Dënim me vdekje për dy ish-ministra të korruptuar”

  1. Kalec Dega says:

    Vietnami nuk a Albanistan . Kot e keni o byth grisur bageti milet ‘pellazg’

  2. GJINI says:

    ATY QEKA ME ÇUPER GJYKIM SALEN ,E METEN ME KOMPANI
    PO TE VIN ATA KE NE DO BEHEN SI TANET,MA MIR ME DERGU
    ATJE

  3. edi osmeria says:

    kur lexoj keto lajme. me kujtohen politikanet e shqiperise. cfare demi i kane shkaktuar ata shqiperise sone

  4. pa e lexuar.. says:

    Mire do ishte qe per nja 10 vjet te aplikohesh edhe ne Shqiperi denimi kapital per zyrtaret e larte te korruptuar..

  5. pa e lexuar.. says:

    Mire do ishte qe per nja 10 vjet te aplikohesh edhe ne Shqiperi denimi kapital per zyrtaret e larte te korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje