Ervin Salianji: Qarkoren e PD-së kundër mediave mund ta ketë shkruar PS

3 Shtator 2019, 23:22Politika TEMA

Ervin Salianji thotë se qarkoren e PD kundër mediave, mund ta ketë shkruar PS.

“Kjo e ashtuquajtura qarkore mund të mos jetë fare një dokument i dalë nga PD. Unë për vete nuk e kam marrë.

Ajo mund të jetë bërë nga PS dhe aty janë futur edhe disa të vërteta, dhe ndaj ka ngjitur ajo në publik.

Ajo nuk ka asnjë vulë apo firmë të PD-së dhe unë nuk e di kush e ka hartuar.

Unë e dënoj çdo sulm ndaj medieve si dhe neveris çdo gazetar që paguhet nga qeveria për të bërë propagandën e saj”, tha Salianji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje