Nataliteti në Itali ka rënie rekord. Rinia ka humbur besimin tek e ardhmja. Tani po krijohet qeveria e 66 brenda 73 vitesh. Borxhet e shtetit dhe papunësia janë të larta. Gjithnjë e më pak italianë mendojnë për “bambini”.
Mbesa e vogël Livia një vjeç është gjithçka për Luisa-n. Ajo e quan mbesën e saj të vetme plot dashuri “La Bimba”. Çdo verë familja e saj i kalon javët e nxehta të verës në bregdet pranë Romës. E Nonna Luisa ka mall për harenë e fëmijëve dhe familjen e madhe – sikurse ka qenë dikur në Itali, na thotë:„Për ne familja ka qenë gjithçka për të cilën kemi sakrifikuar jetën! Nuk ka kuptim, kur nuk ke nipër e mbesa, kur nuk ka famijë, të cilëve të mund t’ia pasojmë trashëgiminë tonë.”
Por sot Italia ka ndryshuar. Kuota e natalitetit prej vitesh është ndër më të ulëtat në Europë. Nonna Luisa e di, që ajo ka fat me Livian e vogël. Vajza e saj Serena ishte 39 kur e lindi atë.
Serena e punësuar në aeroport e ka të thjeshtë shpjegimin: Fajin e ka politika. Asnjë qeveri në njëzet vitet e fundit nuk ka ndjekur një politikë moderne për familjen, me lehtësi jetese për nënat në marrëdhënie pune, thotë ajo: “Nëse në aeroportin e Romës do të kishte pasur një çerdhe fëmijësh, ku mund ta çoja unë vajzën time, atëherë unë do të kisha preferuar që qysh në ditën e parë pas lindjes të rifilloja punën. Por kjo ishte e pamundur.
Nëna Luisa vëren, që fëmijët e saj – si shumë të rinj të tjerë në Itali – nuk kanë vendosmëri për ta marrë vet jetën në dorë. Djali Enrico vërtetë ka një punë në një farmaci, por ai ende nuk e ka krijuar familjen e vet. „Brezi i fëmijëve të mi nuk ka më një perspektivë të mirë. Atyre u mungon një projekt i besueshëm për të ardhmen. Jo vetëm sepse ka gjithnjë e më pak punë dhe shteti ua vështirëson jetën, por të rinjtë italianë kanë humbur qëndrueshmërinë, që na karakterizonte neve dikur!”
Luisa kujton me nostalgji kohët e fëmijërisë së saj: “Më kujtohet ende vështrimi i tezeve të mia, ato na përqafonin ne fëmijëve dhe na jepnin dashuri e ndjenjën, se me ne jeta fillon sërish.”
Këmbimi i roleve
Çfarë nuk shkon në Itali?! Sociologët vëzhgojnë, se brezat e dekadave të fundit i kanë këmbyer rolet.
Raffaella CAso, pranë Institutit Kërkimor Eurispes vëren: “Sot nuk ndihmojnë më të rinjtë të moshuarit, por anasjelltas. Gjyshërit ua kalojnë trashëgiminë në imobilje apo kursimet nga pensioni nipërve e mbesave të tyre ose u paguajnë atyre qiranë apo kopështin e fëmijëve.”
Italianet lindin mesatarisht në moshën 33 vjeç, nëse ato lindin një fëmijë, ato janë më të moshuara krahasuar me europianet e tjera. Shumë gra e burra nuk i shohin më fëmijët si një bekim për jetën e tyre, por si barrë. Enrico, djali i Luisa-s:
“Jeta është mjaft e ndërlikuar mes punës, taksave dhe shpenzimeve. Ato pak orë që mbeten të lira në ditë ti do të çlodhesh, të mendosh për veten e të dalësh me miqtë. Një fëmijë të bëhet pengesë për të gjitha këto.”
Enrico-s i pëlqen që është bërë dajë dhe sa herë ka mundësi viziton mbesën e vogël dhe motrën e tij. Familja është e rëndësishme për të, por jo një fëmijë i veti! 42-vjeçari preferon çdo ditë para se të nisë punën në farmaci që ta hajë drekën tek mamaja.
Luisa kishte menduar një tjetër të ardhme për fëmijët e saj: „Vërtetë të realizuar nuk e shoh as vajzën e as djalin tim. Serena ndonëse ka studiuar, çfarë merr ajo sot?! Vetëm një punë të paguar keq në një shoqëri ajrore. Shumë vite e kam mbështetur atë financiarisht. Mirë që u martua. Po Enrico?! Hiç gjë?! Edhe për të kisha përfytyruar një të ardhme ndryshe!”
Luisa është e zhgënjyer nga Italia me 66 qeveri në 74 vitet e jetës së saj. Këto qeveri kanë prodhuar shumë kriza dhe pak të ardhme për vendin – pak për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të Livias, mbesës së saj të vogël.
Mero! Il bel paese /jo “la bella paese”
La bella paese??!! Hahahaha..shume mire gazetaret e temes…po shume mire….Esht “Il Bel Paese” o trima!!!
C eshte kjo injorance qe ne titull…Paese eshte gjinia maskullore.Po na largoni nga gazeta.
La bella paese??!! Hahahaha..shume mire gazetaret e temes…po shume mire….Esht “Il Bel Paese” o trima!!!
O gazetare gomere, shkruani shqip, “lindjet” per “nataliteti”. E dime qe jeni “te kulturuar” qe dini italisht.
Me sa duket per kete problem,qeveria e jone dhe kryeministri EDI RAMA ka bere nje pune shume te dobishme qe ka vene shperblime te majme kush lind sa me shume femije.Per kete kryeministri Rama duhet pergezuar,pasi ai i ve rendesi te madhe zhvillimit demografik te vendit.Artikulli qe posa lexova eshte shume i rendesishem, trajton nje problem shume te madh se sot te rinjet nuk pranojne te krijojne familje dhe u pelqen vetmia ose nje jete e shthurur dhe liberale.Ata nuk mendojne te pakten per te ardhemen e tyre,pa le pastaj per te miren e vendit.Familja eshte e shenjet.Pa familje edhe shoqeria nuk te pranon pranon ne gjirin e saj.
edhe ne në atë rrugë jemi, por me hapa më të shpejtë dhe më të mëdha.
shkruani shqip ,,, e dyta eshte e vertete qe italia po plaket prandaj eshte edhe nje problem per tu zgjidhur ,besoj se po mendohet e programohet nga cdo qeveri ,eshte nje gje qe nuk mund te zgjidhet sa hap e mbyll syt se jane shume faktore qe ndikojne .shkencetaret kane dhene mmenyrat e zbutjes te ketij problemi jo vetem italian .emigracioni i kontrolluar ,investimi ne sherbimet publike,rritja e fuqise ekonomike te familjeve sidomos te cifteve te reja,strehimi ,punesimi i sigurte ,ndihma per nenat e reja arsimimi,sherbimi shendetesor universal,cerdhe kopeshte publike falas sidomos per familjet me te ardhura te pakta,trasport publik falas per femijjet ,ushqim falas per femijet e familjeve ne nevoje krijimi i ambjenteve publike per defrim pushim te pastra e te gjelberuara ,rritja e rroges punetoreve duke i cliruar nga taksat e shumta e per tu dhene mundesi te bejne nje jete dinjitoze ,edhe kur njerezit ngelen pa pune te kene te siguruar te ardhura per nje jete normale duke i nxitur te kualifikohen ne programe puublike ne profesione te ndryshme per te patur mundesi me te medha punesimi,tani mendohet qe per familjet qe nuk kane shume te ardhura sipas nje koficienti te caktuar femijet e tyre te shkollohen falas deri ne mbarimin e universitetit.keto e shume te tjera nxisin lindjet .besoj se do ndryshoje per mire. bel paese nuk do e humbas te ardhmen pavaresish nga veshtiresite qe ka si cdo vend tjeter.italia ka nje kushtetute me nivel shume te larte nje nga me te mirat ne bote,nje sherbim shendetesor per te gjithe e me nivel te larte e renditet ne vendet e para ne bote,pastaj,.industria ,teknollogjia,ushqimi me cilesine me te larte te mundeshme e i kontrolluar nga istituucione te besuueshme ,njje vend i qete i admirueshen per te gjithe plote muzike argetim e bukuri te rralla.ne itali dominon pozitivia e eshte nje vend ku mund te jetohet mire ka edhe plote mangesi por cdo gje ne kete bote eshte relative ,uroj qe shqiperia te kopjoje shendetesine,sigurine ne pergjithesi e ate te ushqimit ne vecanti ,arsimin e vullentarizmin ,solidaritetin .