Zyrtari i lartë amerikan, shmang Ilir Metën nga takimet e tij

4 Shtator 2019, 18:29Politika TEMA

Drejtori i ri për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan, Dave Kostelancik mbërriti në Tiranë në kulmin e krizës politike.

Edhe pse ai nuk erdhi në vendin tonë si negociator, takimet i realizoi me të gjithë aktoret kryesore të krizës politike në Shqipëri duke u përcjellë politikanëve shqiptarë mesazhin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës për situatën në vend.

I shoqëruar edhe nga e ngarkuara më punë e ambasadës së SHBA, Leyla Moses-Ones, zyrtari i lartë amerikan i nisi takimet me kryeparlamentarit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit, aty ku nisi edhe kriza shqiptare me djegien e mandateve të PD-LSI.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit, thuhet së zyrtari i DASH vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore duke rekomanduar se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme.

Kryerja e kësaj reforme brenda vitit, sipas zyrtarit amerikan do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

Reforma në drejtësi ishte nje tjetër temë e prekur në takim, ku zoti Kostelancik nënvizoi se Vettingu mbështetet fort nga SHBA.

Në drekë, drejtori i ri për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan zhvilloi takime të ndara me drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha, përmes disa rreshtave në Twitter zbuloi edhe detaje nga biseda me zyrtarin amerikan.

“Dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe rikthimi i sundimit të Ligjit, dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”, ishin sipas Bashës fokusi i diskutimit të hapur dhe konstruktiv me drejtorin e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.

Zyrtari amerikan takimet me politikanët i përmbylli me kryeministrin Rama, ndërsa mungoi një i tillë me presidentin Meta.

Arsyet nuk janë të vështira për t’u kuptuar, duke qenë se Ilir Meta me Sali Berishën janë dy njerëzit që kanë luftuar reformën në drejtësi, investim ky amerikan.

5 komente në “Zyrtari i lartë amerikan, shmang Ilir Metën nga takimet e tij”

  1. pak arësye says:

    Buzeqeshjet, kur eshte per te uluritur, nuk me pelqejne. Kjo tregon hipokrizine dhe formalitetin para syve te popullit per kryerjen e detyres qe kane marre ne ngarkim.

  2. M says:

    Cilen gazete duhet te besojme ?! Gaseta sot njofton se zyrtari amerikan zhvilloi takim ne fillim me I . Meten .
    Tema njofton shmangu takimin me Meten.

  3. Cdo zyrtar, edhe i SHBA, eshte biznesmen i zakonshem. Edhe qeveritaret tane jane biznesmene, biznesmene ne karriere, te medhenj ne llojin e tyre. Duhet te pranojme realitetin. Nuk ka alternative apo zgjedhje tjeter. Pesimist! Po. VK.

  4. Komentuesi says:

    Amerikani,ja paska dhjere presidentit shqipetar Meta.He me ju lumt.Mire ja ka bere.Le te shkoi Meta te Berisha e te qajn hallet bashke dhe te mendojne mire per Reçin e Shkodres.

  5. Raimond vlonjati says:

    Duke shmangur Ilir Meten , ai tregon se qenka komplet nen ndikimin e propagandes se hajdutit Kryeminister , Edi Rama

    Ai duhet ta takoje Presidentin tone , qe te tregoje se eshte i pa anshem,
    sepse Presidenti perfaqson gjithe popullin shqiptar

    Dashria per Muxhaheinet i ka bere te verber politikanet Amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje