Spartak Ngjela nuk i kurseu kritikat për aksionin e opozitës.
Ai shtoi se protestat e PD-LSI nuk kanë qenë efektive dhe s’kanë pasur mbështetje.
“Protestë do të thotë masë kompakte njerëzish. Me 2000 nuk përfaqëson asgjë.
Këta s’kanë numër, bëjnë zhurmë Ata nuk i do populli, nëse do i donte do ishin 400 mijë veta në shesh, po nuk ishin”, tha Ngjela për Top Channel.
Sipas Ngjelës mospjesëmarrja e shumtë e qytetarëve tregon edhe mos rrëzimin e qeverisë, pasi sipas tij një mbështetje e madhe e popullit në protesta deri më tani do e kishte rrëzuar qeverinë.
“Ku i kanë këta 80 përqind të popullit me vete? Pamjet i kanë treguar të gjitha. Nuk ka njerëz”, tha ai.
Po ca populli kane keta me vete?E dine dhe pulat qe keta kane hallin e tyre.Kane vjedhur 30 vjet rresht dhe tani kane hall se mos ua marrin gjene e vjedhur.