Ekonomia italiane i besohet një historiani: Kush është Roberto Gualtieri

4 Shtator 2019, 19:53Politika TEMA

Rikthehet një politikan në krye të dikasterit të ekonomisë në Itali: Roberto Gualtieri (53 vjeç), zëvëndësdrejtor i Institutit Antonio Gramsci dhe president i konfirmuar i Komisionit të Ekonomisë dhe të Financës në Komisionin Europian.

Ai është profesor i historisë bashkëkohore në La Sapienza. Është shumë i vlerësuar në Bruksel sikurse në Itali si në fushën e financave publike ashtu edhe në sektorin bankar.

I lindur në vitin 1966, ai është diplomuar në fakultetin e Filologjisë dhe Letërsisë në Sapienza dhe më pas ka bërë doktoraturë në Histori Bashkëkohore.

Ai i ka kaluar vitet e rinisë mes universitetit dhe aktivizmit politik. Në periudhën 2001-2006 ka qenë anëtar i sekretarisë në Romë për Demokratët e së Majtës.

Në 2007 është zgjedhur anëtar i Asamblesë Kombëtare të PD-së dhe në vitin pasues ka hyrë në drejtimin kombëtar të kësaj force.

Tashmë që është konfirmuar në drejtimin e ekonomisë italiane, gjëja e parë që do të duhet të bëjë është që të negociojë në Bruksel për rritjen e deficitit në vitin 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje