Soreca informon Hahn për situatën politike në Shqipëri

5 Shtator 2019, 09:37Politika TEMA

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim informues me komisionerin për zgjerim në BE, Johannes Hahn.

Takimi zhvillohet në kuadër të vendimit të tetorit për hapjen e negociatave.

Në një status në tëitter, ambasadori Soreca thotë se e ka informuar komisionerin për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

“Në funksion të vendimit të tetorit për hapjen e negociatave të pranimit, është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të përqendrohet në ofrimin e procesit të reformave”, shkruan Soreca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje