Raporti i OSBE/ODIHR, Besnik Mustafaj: Zgjedhjet duhet të ribëhen

5 Shtator 2019, 18:14Politika TEMA

Për analistin dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj, zgjedhjet e 30 qershorit, nisur edhe nga gjetjet e evidentuara nga OSBE/ODIHR në raportin final, janë të pavlefshme.

I ftuar në studion e Neës 24, Mustafaj tha se raporti i vëzhguesve flet për një situatë kritike zgjedhore çka detyrimisht duhet të sjellë zgjedhje vendore të parakohshme.

“Këto zgjedhje janë të pavfleshme, kur është shkelur kushtetuta, nuk kishte alternative, kur KQZ nuk funksinoi si e pavarur, Kolegji Zgjedhor ka marrë vendime në kundërshtim me ligjin, presione ndaj administratës.

Pra, këto elementë bëjnë që zgjedhjet moralisht të jenë të pavlefshme.

Ky raport duhet të prodhojë detyrimisht zgjedhje lokale të parakohshme, për t’i dhënë pushtetit vendor edhe legjitimitet.

Ne jemi në një situatë kur dëgjojmë se Shkodrën do ta qeverisë nënkryetari, pra një njeri pa mandat politik, pa mandat zgjedhor. E tillë do jetë situata edhe në Vorë.

Opozita thotë se ka fakte edhe për kryebashkiakë të tjerë me probleme”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm.

Duke iu referuar aksionit opozitar, Mustafaj tha se vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te protestat, por edhe te promovimi i alternativës së saj si forcë për të qeverisur vendin nesër.

Zgjidhja e krizës politike që po kalon vendi, tha ai, duhet të vijë përmes dialogut.

12 komente në “Raporti i OSBE/ODIHR, Besnik Mustafaj: Zgjedhjet duhet të ribëhen”

  1. Doktori says:

    Po,kur i doni zotria juaj,pa mbaru pune me reformen ne drejtesi dhe pa popullu Recin,nuk ka zgjedhje

  2. Koço says:

    Këtij tashti kërkon një kondra përgjigjje , Hani o Mus M . . sa të doni , se me sa duket ju bën mirë . Turp mundohesh edhe ti të bësh avokatin e Djajve e të përbindëshave Berishës , Metës e Luli Quravecit .

  3. Çentrale says:

    Ha ha ha ha Mendje tropojani . Ka qene edhe minister i jashtem ky !!!!!

  4. Muco says:

    Ik or buth lepires,zgjedje do behen sipas planit ,dhe jo sipas ature te korruptuarve pa vizion te opozites

  5. ppa says:

    Kush i krijon hapesire ne TV kesaj plehre…

  6. xhoxhi says:

    Pse duhet të ribëhen se do ti?Keni lujtur me këtë popull 30 vjet dhe nuk ju vjen turp që na jepni edhe mënd.Pse nuk morn pjesë në zgjedhje opozita?Pse?Sepse nuk fitonte me ato fytyra të shpifura që ka me vete.Tani do votohet kur të dojë Rama dhe jo juve.Edhe sikur të bëhen populli e ka të qartë më se kush është partia demokratiker,Jano komunistët më lapangjozë të partisë së punës që na hiqen sikr na sollën demokracinë..

  7. Agimli says:

    OSBE ja u dha shansin per tu kthyer ne system. Te tjerat jane pordhe…

  8. pak arësye says:

    Po kete kush e fton ne studio, se une nuk e ftoj as….gomar i teri! Di te lexoje, te degjoje, te shikoje se ç’behet ky gomar Tropoje?!

  9. Hajde Presha says:

    Po shtesa e shtepise tende o Besnik ne taracen e pallatit, a do prishet??!! Je I kontaminuar. Nuk ke te drejte morale te flasesh.

  10. Loni says:

    Ik mor rrote k…, nuk e kupton si e ncirrni neper gazeta kete plehre!

  11. fati says:

    Zgjidhja e krizes politike duhet te vije permes zbatimit te ligjit, dialogu duhet te behet vetem per zbatimin e ligjit, ndryshe ai nuk eshte me dialog por marreveshje per shkeljen e ligjit. Rruge tjeter nuk duhet te kete per zgjidhjen e kesaj krize te sajuar nga antidemokratet, si psh ky qe ka shkruar artikullin.

  12. Lasgushi says:

    Po ky galloshja e vjetër e salës.çfarë do nuk e kuptojmë.Ri ore kokëpace ha atë që ke vjedhur qysh në institutin e marksizmit dhe mos na caj kokën shumë.Se mbi të gjitha je dhe personazh shumë Antipatik, afër Salës,rot më rotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje