Ilir Meta konfirmon: Të hënën do jem në Kuvend, në orën 09:59

6 Shtator 2019, 11:50Politika TEMA

Ditën e hënë, Ilir Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament. Ky konfirmim është bërë sërish sot nga zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi.

“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament. Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se:

Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, shkruan zëdhënësi i tij në rrjetin social “Facebook”.

Dy ditë më parë vetë Meta e ka konfirmuar se do të ishte në Kuvend ku do të pyetej nga Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij.

Meta është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor në 9 shtator në orën 10:00. Data dhe ora u vendosën nga Komisioni Hetimor në dakordësi edhe me Presidencën.

Meta është thirrur për të mbajtur qëndrim para deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese. Hetimi për presidentin Meta do të zgjasë deri më 9 tetor, ndërsa pritet edhe delegacioni i Venecias po të hënën..

2 komente në “Ilir Meta konfirmon: Të hënën do jem në Kuvend, në orën 09:59”

  1. Doni me per Belulin.. says:

    Loja vazhdon dhe tifozat vazhdojne te gajasen. Jemi popull interesant, na pelqen loja dhe jo puna.
    Bilbili per perfundimin e “lojes” do te bjere kur “drejtesisa e re” te denoje disa nga peshqit e medhej.
    Por ama ato te medhejt fare, perndryshe edhe bilbili do te jete pjese e lojes ose thjesht iluzion akustik.

  2. Futja kot says:

    Po kujt i plasi trapi se ne çfare ore do shkosh?kokkra hajdutit e kriminelit na deklarin oren se kir do shkoje si president ne parlament. Po ky kome kateori aty i ka bo gjithe meskaralliqet, ca ka ktu per lajm?
    Pastaj boll me keshilltaret e ketij katunarit qe bejne ironi e batuta kundrejt qeverise, kushdo qofte ajo.
    Dava fshatsrwh bythqura qe i ka zgjedh fshatsri hajdut e bythqir i bejne kryeministeit karshillik me nje fjalor nastradinesh, dhe paguhen nga ne per ti dhene mend atij debilit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje