Kristen Stewart pretendon se i është thënë që seksualiteti i saj mund t’i dëmtojë karrierën.
Aktorja e “Twilight” rrëfen se e kanë këshilluar të mos ecë përdore më të dashurën në publik, nëse do të fitojë një rol në filmat e Marvel.
Por ajo shprehet se nuk dëshiron të punojë me njerëz që e nënvlerësojnë për shkak të bindjeve të saj seksuale.
“Mendoj se dua vetëm të shijoj jetën. Duke e patur përparësi mbrojtjen e saj, në fakt isha duke e shkatërruar.
Nuk mund të dalësh jashtë me partnerin tënd? Nuk mund të flasësh për të në intervista?
Ka njerëz në botë që nuk të pëlqejnë, nuk u pëlqen që ti lidhesh me femra dhe nuk u pëlqen që ti nuk identifikohesh as si lezbike dhe as si heteroseksuale”, shpjegoi Kristen.
Ajo nuk i identifikon bindjet e saj seksuale, pasi sipas saj, çdo mëngjes zgjohet ndryshe dhe është e lumtur për këtë fakt.
“Evolucioni është i çuditshëm dhe ne po bëhemi gjithnjë e më shumë mendjehapur. Kjo është diçka e mrekullueshme”, tha Stewart.