Hodhi në gjyq studion diskografike të Jay Z, flet Rita Ora: U frikësova për jetën time

5 Shtator 2019, 14:08Lifestyle TEMA

Rita Ora ka zbuluar se frikësohej për jetën e saj gjatë betejes ligjore me studion diskografike, Roc Nation, të Jay Z.

Këngëtarja dyshohet se iu ndalua të bënte muzikë për 5 vite pasi hodhi Roc Nation në gjyq në vitin 2015, duke pretenduar se e kishin neglizhuar.

28-vjeçarja tha gjithashtu se frikësohej për shëndetin e saj mendor kur e mendonte se nuk do bënte më muzikë pasi ishte gjithçka për të.

“Ishte padyshim e shqetësuar dhe po, kisha frikë për jetën time. Muzika ime është gjithçka që di të bëj, ndaj u frikësova,”-tha këngëtarja. “Nuk e di nëse depresioni është fjala e duhur, por padyshim që u frikësova.”

Këngëtarja çoi në gjyq Roc Nation në vitin 2015 për të ndërprerë kontratën me shtëpinë diskografike me pretendimin se ishte kënë pas dore nga kompania.

Ata kundërshtuan duke thënë se Rita nuk kishte realizuar ende mjaftueshëm albume që të arrinin në një zgjidhje.

“Humba shumë vetëbesim,”-tha këngëtarja.

Gjithashtu akuzoi Roc Nation  për diskriminim ligjor, duke theksuar se nëse do ishte burrë do kishte pasur rezultat më të mirë.

“U ndjeva e diskriminuar sepse isha grua,”-shtoi Rita.

2 komente në “Hodhi në gjyq studion diskografike të Jay Z, flet Rita Ora: U frikësova për jetën time”

  1. Kol says:

    Kengetare koti .i rrofte bukuria e shemtuar, nuk e meriton gjithe publ i citetin qe i behet

  2. lisi says:

    FDelen qe ndahet nga tufa e ha ujku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje