Ideja e pabesueshme, “ashensor” për të lidhur Tokën dhe Hënën

4 Shtator 2019, 21:45Lifestyle TEMA

Shkencëtarët kanë tashmë një ide të pabesueshme për të udhëtuar drejt Hënës. Ata synojnë të krijojnë një “ashensor” mes Tokës dhe Hënës, dhe pretendojnë se mund të reduktojë në mënyrë të jashtëzakonshme shpenzimet për udhëtimin hapësinor.

Ashensori i ri njihet nga ekspertët me emrin “Spaceline”. Sipas tyre, “ashensori” do të përbëhet nga një bosht gjigand i lidhur në sipërfaqen e Hënës, i cili do të varet në orbitën gjeostacionare të Tokës.

Në këtë mënyrë, astronautët do ta kenë më të lehtë që të arrijnë fundin e “Spaceline”, duke marrë në këtë mënyrë ashensorin, i cili do t’i transportojë deri në Hënë.

Kjo ide është publikuar nga kërkuesit në Universitetet e Columbia-s dhe Cambridge-t. Nëse realizohet, sipas shkencëtarëve, do të përdoret edhe për të transportuar njerëzit drejt çdo strukture që vërtitet mes Tokës dhe Hënës.

Megjithatë, ideja e kërkuesve është në fazat fillestare. Për të ndërtuar ashensorin duhen materiale të cilat janë të vështira të gjenden në sasi të mëdha.

Përveç kësaj shkencëtarët nuk kanë llogaritur ende dëmin që mund të shkaktohet nga mbetjet që qarkullojnë në hapësirë.

2 komente në “Ideja e pabesueshme, “ashensor” për të lidhur Tokën dhe Hënën”

  1. Fantashkenca says:

    Pse nuk jeni të saktë në dhënien e lajmit. Idenë fillimisht e ka paraqitur Pandeli Majko gjatë një seminari të zhvilluar në Columbia University, si i ftuar nga OFSB (organizata fantastiko shkencore botërore). Studentët e shumë, pjesmarrës në seminar kanë mbetur të mahnitur nga njohurit ekselente të një politikani kariere në lidhje me njohuritë e tij të thella shkencore.

  2. Baliu says:

    One way ticket to the moon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje