Nga Spartak Ngjela
Pse Rama dhe Basha nuk pranojnë të ndryshojnë sistemin zgjedhor?
Sepse, me sistemin proporcional me lista të hapura, as Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë. Madje, as në sistemin mazhoritar, gjithashtu. Pse?
Sepse nuk i do populli. Po partitë pse i mbajnë? Sepse këta iu janë imponuar.
Basha është imponim i Berishës; kurse Rama i imponohet partisë së vet me grupin e afërt të të korruptuarëve.
Por, a do të ndryshojë sistemi?
Sigurisht që po.
Politika amerikane po kërkon lista të hapura. Dje e tha hapur këtë drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik.
Ndërrimin e sistemit zgjedhor sot po e kërkon me ngulm edhe opozita parlamentare.
Që të ndërrojë sistemi duhet ndryshuar kushtetuta. Por Rama tani e ka të pamundur të gënjejë ndërkombëtarët me pretekstin se nuk do Partia Demokratike, sepse ajo nuk është më në Parlament. Prandaj Rama po flet në jerm.
Madje, kjo është arsyeja që Rama po e kërkon Bashën me çdo kusht, madje “me dorë të shtrirë”, sepse nuk ka aftësi intekektive që të kuptojë procedurën.
Janë votat në Parlament mor Ramë ziu, ato që dominojnë situatën! Dhe asgjë tjetër. Nuk kanë më asnjë vlerë në parlament opozitarët jashtë Parlamentit. Ato vota që i duhen ndërrimit të sistemit zgjedhor i ka opozita parlamentare, e cila është 90 përqind pro amerikano-perëndimore.
Atëherë? Ul kokën Rama, lëre “dorën e shtrirë”, dhe nënshtroju dy forcave aktuale: forcës antikorrupsion dhe ndërrimit të sistemit zgjedhor.
Tani, pas vizitës së amerikanit David Konstelancik, Rama dhe Basha janë katandisur me gojë të tharë. Ata, bashkë të dy, nuk e ndalojnë dot, as Reformën në Drejtësi, dhe as ndërrimin e sistemit zgjedhor. Ta dy këta ingredientë të zhvillimit shqiptar janë forca demokratike që mu sikur janë ngritur kundër tyre. E gjithë kjo situatë e re, për të dy këta mund të quhet realisht: the end – fundi i tyre.
Rama sigurisht që do të përpiqet të gënjejë amerikanët duke iu thënë se: vëtëm po të mos prekim sistemin zgjedhor, ne mund të afrojmë Bashën në bashkëpunim për të dalë nga kriza. Sepse, kuptohet që edhe Basha, edhe Berisha lënë gjithçka për të mos lejuar ndërrimin e sistemit zgjedhor.
Por, siç do të shihet, nuk do të arrijnë dot asgjë.
Në fakt, nuk është vetëm ndërrimi i sistemit zgjedhor, por edhe pavarësia jashtëpartiake e konstituimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve; që sot, gjithashtu është detyrë parësore e reformës zgjedhore. Këtë tha dhe edhe ODIR e OSBE në raportin për zgjedhjet e fundit. Dhe këtë nuk e ka cekur kot.
Zgjedhjet me arbitër partiak, janë abuzim diktatorial. Edhe kjo do të marrë fund. Komisioni Qëndror dhe vetë komisionet zonale e vendore, duhet të përbëjnë një institucion solid dhe krejt të pavarur, njëlloj si gjykatat.
Na duhet të theksojmë se, tani që Reforma në Drejtësi triumfoi, asgjë tjetër nuk mund të ndalohet.
Politika amerikane tha dhe në Tiranë dje se zgjedhjet politike do të mbahen në qershor të vitit 2020. Domethënë, një vit përpara.
Pse e tha ajo këtë? Sepse, politika perëndimore është e sigurt tani që, asnjë nga këta liderë nuk pritet më të jetë në krye të partive të tyre.
Prandaj, sot mund të themi se, më në fund, Shqipëria dhe shqiptarët po shpëtojnë nga një zgjedhë shekullore e terrorit shtetëror dhe korrupsionit.
Asgjë nuk mund ta ndalojë dot më as Reformën në Drejtësi, dhe as reformën zgjedhore. Politika perëndimore u pa dje se ajo, që të dyja këto i ka vënë në të njëjtin plan. Dhe shumë mirë ka bërë. Në fakt, këto të dyja janë armët kryesore sot të shpëtimit demokratik të Shqipërisë: ato janë, në fakt, vetë kolonat e garantimit të drejtësisë shoqërore dhe të zgjedhjeve të lira.
O Spartak ziu. Ke shkare fare nga trute e kokes o i shkrete.
Ne se them BRAVO avokat dihet se kam thene shume pak. Ke bere nje shkrim te mrekullushem.
Rrofsh Spartak! Analiza koncise te sakta.
E pive kafen per sot avokat? Do dhe dy ofte?
Po ik mor Idiot se na gerrice bythen ! Ku e di ti qe Rama nuk merrte dot as mandat deputeti ?
Apo e krahason me vehten tende ; ti po , nuk merr dot as edhe 4 vota , por jo Rama , I cili , sikur te behet votim individual , del i pari i politikaneve .Dhe kete nuk e them se jam tifoz I tij , jo aspak .
Vetem kam parasysh piket qe ka fituar ne popull duke shkaterruar bandat PD -Lsi , te cilat I degjeneroi , I telendisi e i ka bere , jo te flasin me vehten si budallenj , por I beri te marrin rruget e te sillen si te cmendur . Ne fakt I cmendi .
Ti Taku , shpesh here , ja fut Kot !
E Verrr teta tjeter….. me pak fjale Rama me Banden e tij Shkatrroi Banden e PD&LSI. O Trung nuk na duhen Banda mè, se i provuam….. na duhen njerez te Paster ne Shpirt per te Qeverisur. Na duhep PROGRESSS dhe Rama e PS gjerojne Regres jo Progres.
Kur e tha babai qe do e qije nenen?! Se te percaktoshe zgjedhjet nga jashte, kjo eshte e sigurte, ama demokraci ketu qe mut ka, keshtu qe bota po shkryhet me te.
E pive kafen Taku?
BRAVOOOOOOO , SHQIPERIA ME NE FUND DO TE BEHET NJE VEND I JETUESHEM PER POPULLIN . MJAF E KANE VJELUR DHE STERVJELUR MALOKET ,QE LIDHNIN KEPUCET ME SPANGO , SEPSE NUK KISHIN AS LIDHESE KEPUCESH . CFARE FATKEQSIE PER SHQIPERINE , QE KA GATI 70 VJET QE VUAN NGA KAPJA E DALLKAUKEVE .
UROJ QE KY VIT , TE JETE I FUNDIT .
VITI 2020 TE JETE VITI I NDRYSHIMEVE SHEKULLORE PER SHQIPERINE . TI SHPORRIM HAJNAT E PANGOPUR .
Taku mos u merakos.Pas reformës në drejtësi dhe arrestimeve të shpejta. I VJEN radha reformës zgjedhore.Si mendon ti ka bythë Rama.ti pengojë amerikanët. Apo ti gënjejë ata dhe të vazhdojë të shijë siç ka bërë deri sot .Po nuk e grumbulluan edhe atë bashkë me Gjiknuri,Ahmetajn,Spiropali Ballukun etj,me kombëtaren e Saliut në resortin e Recit.