Pushteti i pari, Nënë Tereza me kismet…

6 Shtator 2019, 13:19Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Me fillimin e shtatorit, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u janë ‘turrur’ fuqishëm mediave.

Si për të mbajtur premtimin se këtë muaj do të na sillinin risi, dy bashkëkrerët e opozitës joparlamentare e prishën qetësinë e një festë zyrtare si 5 Shtatori. Sigurisht, që ‘goja u la’ për Nënë Terezën që në orët e para të mëngjesit.

Përmes postimeve në rrjetet sociale ka qenë Basha i pari që bëri hartimin e rastit për të na përcjellë mesazhet e Shën Terezës dhe duke i kthyer në funksion të kauzës së vet dhe etjes për pushtet. Kush nuk e ka lexuar ende, Basha vuri në gojën e tij fjalët e Saj për varfërinë, fatin dhe reflektimin.

Më pas, kryetarja e LSI në vend që të ishte me të shoqin në Kishën e Bizës, e kërkoi edhe ajo në Facebook bekimin e Nënës Terezë që t’u hapë sytë shqiptarëve duke kërkuar edhe ndriçim për më të mirën e Shqipërisë. Dhe e gjithë kjo shpresë nga personi që në 15 vite pronare partie, ka qeverisur 20 vjet.

Sot, opozita ka prishur ditën e festës zyrtare  për një çështje tejet banale. Raportin e OSBE/ODIHR për 30 Qeshorin. Përmes deklaratave për shtyp, Basha dhe Kryemadhi shpjeguan edhe një herë përse nuk morën pjesë në zgjedhje, sesi falë tyre u shmang dhuna dhe pse Edi Rama i ka mbushur ditët e pushtetit.

Në fakt, e gjithë kjo mungesë respekti ndaj Nënë Terezës dhe shqiptarëve që do donin pak qetësi nga politika, ka vetëm një arsye. Pas pushimeve në Holandë a Prevallë, Bashës dhe Kryemadhit u duhet të mbajnë premtimin për shtatorin.

Kur një muaj më parë, Lulzim Basha tha se shtatori do të ketë surpriza, me siguri nuk e kishte për ta nisur që sot planin e tij. Por ja që dëshira për pushtet mesa duket është me e madhe sesa respekti për Terezën dhe shqiptarët që duan një ditë të vetme qetësie larg kaosit politik që ka shkaktuar kjo opozitë së paku prej shkurtit.

Më kot nuk e tha sot Imzot George Frendo në meshën e rastit: Të lutemi për ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në Shqipëri.

Po kujt t’ia thuash!

2 komente në “Pushteti i pari, Nënë Tereza me kismet…”

  1. Sadi says:

    je shume inteligjent ardit per ta kuptuar qe e vetmja gje qe mund te besh tamam ne jete eshte te shesesh arkivole ke agjencia funerale e padronit tend te prefektura sadri vorpsi dhe te besh kurora me lule pllaka mermeri dhe lajmerime vdekjesh buqeta varre,, se vec per ate pune je se as lepirjen se ben tamam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje