3 nga 4 kandidaturat për prokuror të Përgjithshëm do t’i nënshtrohen garës së hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në datën 19 shtator.
Gara e fortë për kreun e akuzës, do të vendosë në sfidë vetëm 3 nga 4 emrat që kanë konkurruar për të qenë prokuror i Përgjithshëm.
Formula për kreun e akuzës nuk është aspak e njëjtë me atë të prokurorëve për SPAK. Rregullorja për përzgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm e vendos Këshillin në të tjera kushte konkurrimi dhe përzgjedhje.
Ndërkohë që prokurorët për SPAK, u intervistuan të gjithë kandidatët, për Prokurorin e Përgjithshëm rregullorja përcakton të tjera kushte.
Neni 3… pika 5, 6 dhe 7 … thonë se KLP është e detyruar të fusë në garë vetëm ata prokurorë që plotësojnë kriteret.
“Pika 5. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Këshilli harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Këshilli.
Pika 6. Këshilli merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të posaçme dhe të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit. 7.
Pas përfundimit të afatit të ankimit për vendimet e përjashtimit, Këshilli mblidhet dhe miraton listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore”.
Pritet që brenda pak ditësh, Këshilli, sipas rregullores të njoftojë kandidatët për intervistën përfundimtare, përpara se emrat e tyre t’i përcillen Kuvendit për vendim.
Këshilli i Prokurorisë do të pres 10 ditë për të parë nëse KPA, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të bëjë akimim ndaj vendimit për Prokurorin Olsian Çela, një prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Drejtesine duhet ta kesh nga gjaku . Maskarrenjte nuk jane te pa ditur ..!
Zgjedhja e prokurorit te pergjithshem eshte i nje rendesie te madhe dhe jetike per popullin shqipetar.Nqs,do te zgjidhet nje njeri i korruptuar e i rekrutuar nga Sali Berisha,ai do jete faqja e zeze,trishtimi me i madh dhe shqipetaret nuk kane per te patur kurre besim te drejtesia.Prandaj ai person duhet te jete me integritet,i paanshem,i afte profesionalisht,guximtar dhe jo frikacak,por nje person qe te veproi ne baze te ligjeve per cilin do qe ka vjedhur,vrar apo shitur interesat e atdheut.
Hap syte dhe shiko o Sali!. Hap syte te mesosh o Ilir! Keto kritere jane vene me qellim te caktuar. Konkurence e hapur qe ne fund I zgjedhuri te mendoje qe ishte zotesia dhe ndershmeria e tij(asaj) qe u zgjodh. Asnje faleminderit per Ramen apo per ju. Kjo eshte garanci qe sistemi te vetefunksionoje dhe te jete I pavarur. Kjo ju tremb ju o derdimene!