Kryemadhi sulmon Ramën: Synonin eliminimin tonë, por ngadhnjyem se jemi të ndershëm dhe duam njerëzit

6 Shtator 2019, 20:14Politika TEMA

Në aktivitetin e organizuar tek Pallati i Kongreseve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se kjo forcë bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor.

Kryemadhi theksoi se në 15 vitet sfidat me të cilat është përballur LSI kanë qenë të shumta e të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se busull kryesore ka pasur integrimin e vendit në BE.

“15 vjet më parë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor.

Në historinë politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar mazhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga mazhoranca e pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e konsideron mirëqeverisjen, më të rëndësishme se pushteti.

Këtë moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i gjithë aksioni politik i LSI-së.

Në këto 15 vite të rrugëtimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qenë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale.

Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës.”-tha Kryemadhi.

Por, më tej Kryemadhi ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ndërsa tha se “Ne u rezistuam goditjeve të paprincipta që synonin eliminimin tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave kryeministrore.

Ngadhënjyem sepse jemi me të drejtën, me moralin dhe virtytin, fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë e madhe për vendin dhe të ardhmen e tij.”.

11 komente në “Kryemadhi sulmon Ramën: Synonin eliminimin tonë, por ngadhnjyem se jemi të ndershëm dhe duam njerëzit”

  1. Koba says:

    Po ku e gjete Ndershmerine Mi Ti Baxhelle?? Ti Moj Baxhelle e Neveritshme sado te qepesh ,mbetesh e shkalafitur teresisht.Je simbol i Korrupsionit,Baxhellerise e te tjera e te tjera.

  2. Koba says:

    Po ku e gjete Ndershmerine Mi Ti Baxhelle?? Ti Moj Baxhelle e Neveritshme sado te qepesh ,mbetesh e shkalafitur teresisht.Je simbol i Korrupsionit,Baxhellerise e te tjera e te tjera.
    O Z.MD duket se e ke lidhe kapistallin tek Baxhelleria e LSI.

  3. Jim says:

    Vetem per ndershmeri mos kishe folur

  4. floriri says:

    Tttttttttttte ndershem mos qlja qi motren ?????o mona esht njesoi si ti thuash prostitutes se rruges esht e virgjer ,Mona mona ku jan pucet tona

  5. h says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur,zonja baxhellë.

  6. Taraboshi says:

    Gjate gjithe ekzistences se Partise LSI gjithemone ka qene nje syth kopil ne dege te PS PD asnje here nuk ka paturndonje parti tjeter kopile te saj. Prandaj ashtu sic doliparti nga levizja e skraparellinjeve te inatosur ashtu edhe do te shuhet Qe tani kane filluar me ju rene nervat.Me qetesi e dashuru nuk ecet gjithemone.

  7. american16al says:

    Populli thote: mos u merr me te marrin se perfundon si ai.????
    Hajdutet, kurvat dhe mercenaret u bejne karshillik shqipetareve duke u shitur si te ndershem dhe triumfator.!!!!

  8. Alumi says:

    Rama ju ka qire para dhe mbrapa por akoma nuk e keni kuptuar nga adrenalina seksuale (kerkoj falje per zhargonin). Ik moj bushter se je e degjeneruar.

  9. reja says:

    Ulerit e bertit moj kuçeder, dhe ne gosti ke ftuar ujqerit e vjeter. Keni gjetur pa beni, fukarain e keni shfrytezuar deri ne palce. Ju vrisni shantazhoni dhe bashke me ato qe akuzoni, hani pini e festoni. Zoti marte hake te ju. Plera. Gramoz Ruçi do ta justifikoje veten ne darken tuaj, se e kerkon protokolli, nje tallje tjeter me elektoratin e tij. Plera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje