Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se shënjestra e qytetarëve dhe e flakëve të drejtësisë është kryeministri Edi Rama.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Balliu deklaron se Rama i ka kapur institucionet e shtetit dhe shkel ligjin dhe Kushtetutën sa herë i nevojitet.
Sipas ish-deputetit, Rama kërkon t’i kalojë koncesionet në Parlament për t’i përfshirë të gjithë në vjedhjen e tij, në krimin e tij dhe në aferat korruptive të tij, në mënyrë që nesër të bëjë kurban një nga ato deputetë apo biznesmenë.
Më tej Balliu shton se kushdo që është bashkëpuntor në krimet e Ramës absolutisht duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Statusi i plotë i Balliut:
SHËNJESTRA ËSHTË RAMA
Në llumin e ngritur nga korrupsioni masiv, mega vjedhjet, inkriminimi i institucioneve të shtetit, vjedhja e votës, shkatërrimi i zgjedhjeve, varfërimi i qytetarëve është një krim i madh me pasoja të rënda.
I pari që e di shumë mirë dhe e kupton këtë është Edi Rama, i cili kërkon të shpërndajë zjarrin për ti vënë flakën gjithkujt, me qëllim që të shpëtojë vetë kur të vijë ora e drejtësisë, e cila tashmë është në prag.
Për shembull, të gjithë e dimë që Rama i ka kapur institucionet e shtetit dhe që e shkel ligjin dhe Kushtetutën sa herë i nevojitet.
Lind pyetja, pse kërkon ti kalojë koncesionet në Parlament?
Qëllimi është i qartë:
Për ti përfshirë të gjithë në vjedhjen e tij, në krimin e tij, në aferat korruptive të tij, në mënyrë që nesër të bëjë kurban një nga ato deputetë apo biznesmenë.
Por e vërteta është një dhe e vetme.
Pas vjedhjes, korrupsionit dhe inkriminimit fajtor i vetëm është Edi Rama.
Nuk është rastësi që Rama fut në lojë emra të ndryshëm për krimet e tij, por këtë e bën me qëllimin e vetëm: të shpëtojë veten.
Ka për mision të fajësojë partinë, një deputet, një biznesmen apo kushdo qoftë edhe qytetarë të thjeshtë, madje është i gatshëm të provokojë edhe përplasje të Policisë me qytetarët, mjafton të shpëtojë kokën e tij.
Por këtu fajtori i vetëm është ai.
Është ai që solli dhe krijoj, apo më saktë detyroj krijimin e oligarkisë, që deri dje nuk ekzistonte.
Është ai që krijoj Parlamentin e inkriminuar që dje nuk ekzistonte.
Është ai që vjedh zgjedhjet.
Është ai që vjedh votat.
Edhe raporti i OSBE/ODHIR nuk është për qeverinë por për Edi Ramën.
Është ai që sulmon pluralizmin.
Të gjitha këto i bëri me dhunë, me detyrim, me kërcënim nga fuqia që i buronte nga marrëdhënia e tij personale me krimin.
Arsyeja pse sot nuk arrestohet njeri është sepse i pari duhet arrestuar Edi Rama. Sepse është ai i vetmi përgjegjës për sistuatën kritike në të cilën ndodhet vendi sot.
Kushdo që është bashkëpuntor në krimet e Ramës absolutisht duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Por në fillim duhet goditur gomari e jo samari.
Ndaj dhe shënjestra e qytetarëve është Edi Rama.
Shënjestra e flakëve të drejtësisë është Edi Rama.
Keto tw gjitha i shkrun Kastriot DERVISHI.
Idiot
Kur do vije ajo dite e lumtur per shqiptaret qe te shohin edhe djalin e Meros ne parlament?
Do ishte nje dyshe e perkryer me djalin e Fahriut.
Keshtu ndodhe kur nje parti parfaqesohet me majmune siq eshte ky i biri i fahriut qe per shqiptaret duhet te festohet qe me ne fund shpetuan nga kthetrat e krimineleve te tubuar ne PD,pra shqiptaret duhet te festojne sepse as ZOTI skish ditur as mundur ti shpetoje nga ky grup kriminel,ky tipi bashk me kryetarin e tij dhe grupin eshte rasti i vetem ne bote qe ka arritur te behet parti politike vetem me kriminel e drogerash qe duke perdorur imunitetin politik duan te shpetojne dhe skan turp as frike edhe te kercenojne qeverine por edhe popullin qe nuk i mbeshtet.