Gjyqtarët duket se janë të terrorizuar nga dosja e vrasjes së Azem Hajdarit. Kjo dosje qe “varrosur” deri në datën 8 maj të vitit 2018, kur Izet Haxhia i tronditi të gjithë duke u ekstraduar në Shqipëri me qëllim zbardhjen e të vërtetës.
Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet si një nga autorët e ekzekutimit të Hajdarit dhe për këtëështë dënuar me 25 vjet burg këtu. Por ardhja e Haxhisë në Tiranë jo vetëm që e prishi këtë vendim, por nisi edhe një proces tëri gjyqësor, përmes të cilit ai synon të vërë para drejtësisë autorët e vërtetë.
Vazhdimisht Izet Haxhia ka akuzuar Sali Berishën si planifikuesin e vrasjes së Hajdarit dhe ka kërkuar që të ketë një përballje mes tyre në gjyq për të ballafaquar të vërtetat. Por gjyqtarët duket se po bëhen pengesë e kësaj përballjeje.
Ditën e djeshme ishte planifikuar të mbahej seanca e radhës për Izet Haxhinë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, por kjo seancë dështoi. Ajo u shty sepse një nga anëtarët e treshes gjykuese nuk ishte paraqitur në punë me justifikimin se ishte sëmurë.
I çuditshëm është fakti se dje nuk u mbajt një seancë normale gjyqësore ku të njoftohej për shtyrjen dhe datën tjetër të seancës.
Kjo tregon se gjyqtarët po tentojnë ta zvarrisin këtë proces gjyqësor dhe të shmangin sa të jetë e mundur përballjen mes Izet Haxhisë dhe Sali Berishës.
Seanca e djeshme ishte shumë e rëndësishme sepse gjatë saj pritej që të vendosej për thirrjen e dëshmitarëve dhe për paraqitjen e provave të reja. Ish-truproja e Berishës ka hartuar një listë me 42 emra të njohur që kërkon të shkojnë në gjyq për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
I pari në listë qëndron Sali Berisha. Për këtë të fundit Haxhia ka paralajmëruar se zotëron edhe prova, që tregojnë se Berisha ka gisht në ekzekutimin e ish-deputetit demokrat. Por me shtyrjen që po i bëhet procesit gjyqësor nga ana e gjyqtarëve dhe pengesave që po nxjerrin ata, përballja Haxhia-Berisha duket e largët.
Lufta që po bëhet në prapaskenë
Në fakt, e djeshmja nuk ishte hera e parë qënjë seancë gjyqësore për Izet Haxhinë dështon. Edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku u vendos prishja e dënimit me 25 vjet burg dhe rihapja e dosjes “Hajdari”, u kaluan një sërë peripecish.
Si fillim, pati nga ata gjyqtarë që nuk e pranonin çështjen e Haxhisë me argumentin se kishin konflikt interesi pasi ishin kolegë me Fatmira Hajdarin, bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari. Më pas, gjyqtarë të tjerë u akuzuan si të ndikuar nga politika dhe të kapur nga Sali Berisha.
Faktikisht, kjo është edhe lufta e madhe që po bëhet në prapaskenë. Izet Haxhia gjithmonë ka patur dyshime dhe ka hedhur akuza se pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë të blerë nga Berisha, sepse këtij të fundit nuk i intereson dalja në pah e të vërtetës. Këtij grupi duket se i është bashkuar edhe treshja momentale që ka në dorë dosjen e Izet Haxhisë e që shtyu dje seancën. Akuzat i hodhi dje avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri.
Në një prononcim për gazetën “SOT”, Beqiri deklaroi se ata janë të politizuar dhe të ndikuar nga Berisha. Për këtë arsye, ai theksoi se do të kërkojnë largimin e tyre dhe gjykimin nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun. “Kjo treshe gjyqtarësh është caktuar nga ish kryetarja e gjykatës, znj. Hajro.
Ajo është mikja më e ngushtë e Argita Berishës dhe i zgjodhi me kokrra të tre këta gjyqtarë. Janë të politizuar këta gjyqtarë dhe të interesuar për të mbrojtur bashkëpunëtorin në këtë krim, Sali Berisha. Ata e duan ende të fshehur të vërtetën.
Ne i provuam ata për të revokuar masën e arrestit. Vendimmarrja e tyre ishte e paragjykuar dhe e politizuar. Gjykimi i çështjes “Hajdari” kërkon gjyqtarë me integritet të lartë profesional, moral dhe me “zemër” mbi të gjitha.
Por të kenë kaluar edhe procesin e vetingut gjithashtu. Do të këmbëngulim gjerë në fund të gjejmë një trup të tillë gjyqësore”, tha Idajet Beqiri.
Edhe themi ne se do kemi drejtesi te pavarur e te pakapur.Rasti ne fjale, tregon, se keta gjyqetar jene te helmuar me parat e Sali Berishes, te cilet nuk mund t’i japin kurre te drejte Izet Haxhis,por kryekriminelit Sali Berisha ,tama si ne kohen e Adriatik Llalles.Prandaj Berisha e ndjen vehten te qet dhe per krimet qe ka bere nuk e gjen gje.Jane pikerisht keta gjyqetar te korruptuar te kapur nga Saliu.
Me keto lojra, jo jam i semure, jo po kisha nje mbledhje, ka shkuar jashte shtetit per shopping, e te tjera dallavere si keto, nuk ka shanse te behet nje proçes gjyqsor i rregullt. E kam thene edhe me pare; Saliu duhet gjykuar ne gjithe konteksin e tij. Duhet gjykuar nga AIA, gjykata nderkombtare qe trajton krimet shteterore e ndershtet.. Vetem qe te ndodhe kjo duhet nje kerkese nga shteti Shqiptar. Mirpo keta qe jane sot ne pusht-et nuk e bejne. Saliu duhet te pergjigjet per terrorin e ushtruar ne 97. Per grushtin e munguar shteteror ne 98. Per sa e sa ngjarje te permasave dramatike, ne njerez, po edhe ndaj territorit. Shpresojme qe nje dite te afert ky bandit qe uzurpoi shtetin me makinaciome e me terror, te jape llogari, e ta kaloje pjesen e mbetur ne qeli.
Ne shqiperi mafja drejton shtetin.
Nuk ka fbi ta shkatërrojë kete merimange ndyresirash.
At;here vetingu eshte vetem nje gjuheti shytrigash?.i nje klani kunder tjetrit tribalesh.
Perse nuk meret nje gjykate nderkombetare, ku ti mbledhe te gjithe nga 1990 e deri ne 2019, sepse te gjithe jane te lyer me gjak kush me shume e kush pa sgje. Prandaj Shqiptaret largohen sepse garancia e jetes nuk eshte e sigurusr. Ketu te vret nje kriminel, pastaj te vret gjykata dhe ajo me e rendesishmja te vret opinioni. Vrasesit dihen, sot e dje i keni ne poste te rendesishme deri ne presidence, ku ne ja kerkojme 21janarin Berishes, ku presidenti i quajti kok palare. Ne kerkojme vrasesit e Gerdecit, ku vrasesit kerkojne te bejne kualicion me Edi Ramen, dhe ky i fundit qe do pranoje, sepse ashtu e duan interesat e vendit per mos destabilizim thoshte Ilir Meta. Vetem Amerika nese do beje ndonje gje per kete pooull, po per keta, ta harrojme se do kemi drejtesi.
Po eshte per tu cuditur,njeriu qe eshte i paster dhe nuk ka kryer krim shkon dhe perballet me drejtesine
Te pakyen gjumi i eshte prishur numrit 2 (pas Enverit) mes shume antishqiptareve…
Po edhe po vdiq pa u denuar pwr krimet kunder shqiptareve, do e kete gjyqin e madh monstra.
EDI RAMA ESHTE PASARDHES I TRIMAVE E PATRITEVE TE MEDHEJ TE VUNOIT NGA SPIRO KOLE LEKA I PAR, NASE LABI, ZAHO KOKA, SPIRO KOLEKA I DYT, VELLEZERIT NUSHI E QINDRA TE TJER POR U KA NGjAR ATYRE VETEM NE PATRIOTIZM, KURSE NGA TRIMERIA ME TE DREJT SALIU I THOT FRIKACAK, SE PO TE ISHTE GUXIMTAR EDI RAMA, SALIU DO ISHTE ARRESTUAR DISA VITE ME PAR DHE DO I BEHEJ HETUESI E STILIT GUATANAMO BAY ATIJ DHE DUZINA TE TJEREVE SE FSHEHIN KRIME MAKABRE NDAJ KOMBIT DHE SHQIPERIS. VRASJA E ASEMIT ESHTE NE ME TE LEHTAT. PSH. ANIEJA NE OTRANTO U MBYT ME URDHER TE SALIUT E PLOT TE TJERA EDHE ME TE RENDA.
Po robt ku ti keni, pse nuk i paraqesni shkrimet e publikut.
Shih veten tende shoku Idajet Beqiri se je nje koker mashtruesi qe dhe lali Erit ia kalon. Nuk me shkon mendja por kur ishe ne krye te PUK i rrjepe kosovaret dhe tetovaret me markat qe u merje. Tani ti don kishot nuk mund te hiqesh çlirimtar si Namiku qemoti.
Sali Berisha eshte monument agjenture dhe mbrohet nga shteti ame!Ndaj hiqeni nga mendja se mund te vije nje dite e te gjykohet kjo makine vrastare e montuar enkas nga fabrika qe e prodhoi e qe me pas e perdori!Ne 97 atij i solen Prodin per ta shpetuar,ne 98 i sollen gjeneralin Clark,ne 2011 e etiketuan “burre shteti” e sot e quajne “plaku pensionist”,ku ai vazhdon karieren e tij agjenturore pasi vahdon e merr informacione nga “Gazidedet” qe jan nen detyre lidhur me te gjithe shtetasit shqipetare!Ndaj gjygji qe kerkon Izeti eshte teet i koklavitur q edh sikur te gjindet nje treshe per ta gjykuar me siguri qe do te semurin Izetin ate dite per te mos u paraqitur ne seance!Qe te rezosh Sali Berishen e ta çoshe ate atje ku e meriton si makine vrastare duhet se pari te nderosh ose sistemin ose parneret!Ndaj te gjitha bemat e tij do ti marri mbi kuriz “Toto Likja” si njeri adap per keto pune pasi e kane nxjerre nga shinat !Koha do te tregoje se kush eshte Berisha dhe qe ngordhja e tij do te vije jo nga ç’fare pretendohet por nga ngordhja natyrale,ose do te perdore kapsulat qe ka perdorur per te gjithe armiqt e miqt e tij per ti eleminuar!Ai do te ike nga kjo bote pa folur e treguar duke i marr me vehte te gjitha krimet e bera!