Reagon për herë të parë Niko Peleshi: Një përgjigje për të gjitha akuzat

8 Shtator 2019, 12:23Politika TEMA

Nga Niko Peleshi 

E mira dhe e keqja janë kudo. Ato janë në bashkëjetese dhe në luftë të vazhdueshme. Në të njëjtin univers, në të njëjtin shtet, qytet, lagje, shkalle pallati. Ato bashkejetojne edhe brenda qenies se cdo një riu. Nuk janë të ndara dukshem. Nuk i shqiten njera-tjetres. Keshtu janë edhe sistemet. Nuk ka sisteme puritane ashtu sikunder nuk ka sisteme totalisht të korruptuara.

Ai që bën diferencen midis njerëzve, shoqërive, sistemeve dhe shteteve është raporti i të mirës me të keqen. Diku dominon e keqja, diku dominon e mira. Por brenda një shoqerie une mendoj se ky raport është i njëjtë. Të gjitha hallkat e një shoqërie tentojnë këtë raport. Shoqëri të ndryshme kanë vlera të ndryshme të këtij raporti.
Ne Shqipëri sot perceptohet politika si një hapësire e dominuar totalisht nga e keqja. Po ashtu edhe drejtësia. Për rrjedhoje të gjitha perpjekjet dhe të gjitha veshtrimet janë drejtuar andej. Por pak a shumë raporti ndërmjet të mirës dhe të keqes, qëndron si një mesatare morale e shoqërisë. Një mesatare e pamëshirshme që i terheq të gjithë tek vlera e vet. Jo vetëm politikën. Jo vetëm drejtësinë.

Rruga e duhur është rritja e kësaj mesatareje, e këtij raporti, në të gjitha sistemet paralelisht. Një sistem drejtësie i pastruar plotësisht përmes një operacioni të pazakonshëm pastrimi, herët a vonë do të shkonte drejt kësaj mesatareje. Një klasë e re politike, e pastruar nga mëkatet, por e rrethuar nga problemet morale të mediave, klasës së biznesit apo edhe opinionit publik në tërësi, do të rreshkiste drejt mesatares morale të shoqërisë.

Ta shohësh të mirën dhe të keqen si të ndara do të thote të mendosh si fanatik dhe t’i shërbesh përkeqësimit të raportit ndermjet tyre.

Pardje David Brooks në kolonën e tij në New York Times publikoi shkrimin “Dhe tani një fjalë nga një fanatik”. Po bashkëngjit një paragraf që përshkruan mendimet e një fanatiku në raport me botën dhe që është relevant me sa kam shkruar më sipër:

“Katastrofa është mendësia ime. Katastrofa përshkruhet thjesht: Shoqëria është totalisht e korruptuar. “Sistemi” është totalisht i kalbur. Unë jam i tmerruar nga mëdyshja dhe ambivalenca, nga ideja se gota mund të shihet gjysëmplot. Unë kapem pas shembullit ekstrem të gjithçkaje dhe e pergjithësoj. Në këtë menyre une krijoj të vërtetën time: Nëse një emigrant ka kryer një krim, të gjithë emigrantet janë kriminele.
Sistemi im moral është i thjeshte: Lart është e keqja dhe poshtë është e mira. Njerëzit me status hierarkik më të larte se unë janë të korruptuar, ndërsa ata që janë perreth meje janë viktimat e korrupsionit të tyre. Ekzistenca e çdo hierarkie është automatikisht provë e padrejtësisë.”

Nëse politika do të perceptohet totalisht e korruptuar, në politikë do të militojnë gjithnjë e pak njerez të ndershem e me dinjitet.

Na duhen më shumë politikanë të ndershem, por na duhen edhe media me të përgjegjshme në raport me misionin publik jo vetëm në raport me përfitimin, biznese me pergjegjshmëri sociale jo vetëm individuale, profesionistë që i kontribojne shoqërisë me dijet e tyre, shoqëri civile proaktive.

Na duhet t’u mësojme fëmijëve në shkolla një perkufizim të ri për vleren. Vlerën e përbërë jo vetëm nga materia por edhe nga shpirti, nga kontributi social.
Nuk është e pamundur.
Nuk mungojnë iniciativat e para.
Dy të rinj shqiptare, inxhiniere IT në Silicon Valley, Ori dhe Aleksandri së bashku me disa miq amerikanë filluan këtë vit një iniciativë vullnetare për të edukuar një grup nxënësish shqiptarë me konceptet e mendimit kritik dhe më pas për t’i aftesuar në fushën e programimit me mentorë nga Universiteti i Standfordit. Kur e pyeta Aleksandrin çfare e motivon të marre kohë nga puna jopak fitimprurese si inxhinier pranë kompanisë Ëhatsapp për t’i sherbyer kesaj iniciative, më tha se përgjigjja lidhet me përkufizimin e vlerës dhe pasurisë. Nuk je i pasur kur ke të ardhura të larta. I pasur je kur ke edhe kontribute për të tjeret, për brezin e ri, për vendin tend, më tha Aleksandri.

Kështu e përmirësojmë hap pas hapi e ditë pas ditë raportin e të mires me të keqen duke rritur të mirën në shoqëri. Dekadenca morale është ngjitëse për shkak se shoqëria është një sistem ingranazhesh të lidhur me njëri-tjetrin. Pastrimi i vetëm njërit prej tyre nuk bën punë.
Le të mos na pezmatoje e keqja. Ajo shpesh te jep forcën kundërvepruese për ndryshim.
E ndonëse nuk mund të ketë fitore përfundimtare të së mirës mbi të keqen, mund t’ia dalim të shërojmë me durim plagët që e keqja krijon në trupin e shoqërisë sonë dhe të ujitim të mirën. Me durim dhe në çdo pjesë duke kujtuar gjithmonë se çfarë është më e padukshme apo më e vogël nuk do të thotë se është më e mirë.
E keqja është kudo.
E mira është kudo.

==================

P.S. Për ata që kane durim të lexojne pak më tepër, po postoj një pjesëz të përkthyer nga libri i Janis Varufakis “Bisedë me vajzën time rreth ekonomisë ose si funksionin kapitalizmi dhe si dështon ai”:

Në ishullin e Aeginës ka rënë muzgu. Është verë. në jemi ulur në verandë me vështrimin e hedhur matanë detit tek dielli që skuq gjithë shkëlqim prapa maleve të Peloponezit. Njëlloj siç bënte im atë me mua kur isha i ri, fillova edhe une të të tregoj me terma shkencorë pse dielli bëhet i kuq kur zhduket ngadalë në horizont. Ti fillon të bezdisesh.
Me vone, po atë mbrëmje, marrim barken tonë me disa miq dhe Parisin, djalin e tyre të vogël dhe nisemi për tek taverna jonë e zakonshme në Marathona Beach. Teksa porositim darkën Parisi fillon me shakatë e tij pandalim. në biem përmbys së qeshuri, madje edhe ti që zakonisht qesh e fundit.
Para se të arrijë ushqimi kapiten Kosta, që e ka lidhur barken e tij të peshkimit ngjitur me tonën në molin përballë tavernës, të kërkon ty një nder. Spiranca i është kapur në një shkemb në fund të detit dhe nga perpjekjet për ta terhequr lart i është keputur zinxhiri. “Të lutem”, të thotë “meqenese une e di që ty të pëlqen zhytja, mund të hidhesh e ta lidhësh këtë litar tek zinxhiri i spirancës? Mund ta bëja vetë por më ka kapur keqas reumatizma sot.” “Sigurisht” i pergjigjesh ti duke iu gëzuar mundësise për të qënë heroina e momentit, meqënëse edhe zhytjen në det e ke me qejf.
Perëndimi i diellit. Bezdija jote nga unë. Shakatë e Parisit. Gëzimi nga zhytja në det meqënëse ta kërkoi Kapiten Kosta. Këto janë gjërat e kënaqësisë së kësaj vere për ty. Me përkufizim këto quhen “të mira”, përkundër “të këqijave” si për shembull ndjenja që të shkakton një shok i lënduar, detyrat e mërzitshme të shtëpisë apo vetmia dhe pasiguria për jetën. Tani ver re ndryshimin ndërmjet këtyre të mirave që të mbushin jetën me gëzim e lumturi dhe të mirave siç iu referohemi në ekonomi: sendet që ti i gjen në raftet e dyqaneve, që shiten në Amazon e që televizori insiston që të nevojiten. Ato janë diçka më tepër, ndoshta edhe diçka më pak, por me siguri diçka shumë e ndryshme. në edhe këtyre të dytave iu referohemi si “të mira”, por mbase një fjalë tjetër, sidoqoftë më pak konfuzuese, do të ishte “MALLRA”.

25 komente në “Reagon për herë të parë Niko Peleshi: Një përgjigje për të gjitha akuzat”

  1. Pambuku says:

    Ky as per brigadier kooperative nuk eshte.
    Shkruan si Koci i teta Ollges!

  2. Pedro i ri says:

    Shume fjale. Ke lejuar apo jo hyrjen e pestividit ne Shqiperi ?
    Cfare arrite si minister bujqesie ne 4 vite ?

    1. Agron says:

      “Old Pedro” , te drejten per te shkruar ne kete faqe, ta ka dhene botuesi M. Baze. Cka eshte shkruar nga Autori duhet lexuar. Mesa te kuptoj Ty, ky shkrim eshte pak i veshtire per Ty. Te rekomandoj te shkosh ne kurs per klarinet. Ky instrument do te ndihmoj shume te mos beni..bla bla bla. Zgjedhja eshte Jotja. Miqesisht A.Gjini.

  3. beni says:

    Se mos u kthye Sali Berisha e si ktheve pas tij prape?
    T’i je njei bir Kurve qe se ke shokun!

  4. Korçari says:

    MORAL NIÇKE, MORAL JANE ATO ÇSHKRUN. NESE TI NUK JE KOKE E KEMBE I ZHYTUR NE AFERA KORRUPTIVE TREGO NGA E KE BURIMIN E TE ARDHURAVE ME TE CILAT KE VENDOSUR PASURITE. VILEN E KORÇES QE E NGRITE KUR JESHE KRYETARKE E BASHKISE, APARTAMENTNE MELEONASH NTIRANE DHE CA GJENE TE TJERA QE SPO TI THOME SOT.

  5. Bureto says:

    Pavarësisht se kush e ka shkruar dhe çfarë ka bërë ai vetë më jetë, rëndësi ka mesazhi apo morali që shkrimi përcjell. Mund të mos jetë shkruar nga Niko vetë, ose mund të jetë shkruar nga dikush tjetër, ç’rëndësi ka? A ke ç’mëson?, kjo ka rëndësi.

  6. 1962 says:

    Pedro i ri, po te jete se ti di dicka me shume per problemin e pesticidit, na e thuaj qe te kuptojme ndonje gje edhe ne te tjeret. Por nese nuk di gje atehere je thjesht nje lehes ne krye te detyres. Lehes te tille ka plot, biles dhe te dielen paradite, keshtu qe nuk i ben dot pershtypje atyre qe perdorin trurin e vet per te analizuar lajmet. Shume shume mund te ndersesh ndonje lehes tjeter si puna jote.

  7. Luku says:

    Deshtak! Sa ju pelqejne keto shembujt e vullnetarizmit si puna e ketyre djemve qe permend ropshi. Mjafton mos tju rrezikosh karrigen edhe je i ri i shkelqyer. Ike shporru tani parazit!

  8. Irroshi says:

    Niko Peleshi, sa vizionar aq dhe i thjeshte ne shoqeri, mes kolegesh ne serat e larta, por dhe atyre qe perpiqen te nxjerin vaktin e dites. Ai eshte njelloj i dashur, biles tek kundershtari inponon respekt, sepse ka qene dhe eshte me te verteten por dhe ne mbrojtje te se mires.

  9. ATZ says:

    BRAVO per menyren e peshtjelljes se tematologjise se shoqerise midis se Mires dhe te Keqes. Shoqeria edhe jeta Sociale ne Shqiperi vuan nga sindroma e MOSNDESHKIMIT edhe e MOSPJESMARRJES.

  10. ME EMER says:

    TI DUHET TE ZHDUKESH SA ME PARE NGA POLITIKA . LERI PRALLAT SR NUK TE SHKOJNE . MOS NA SHIT DENGLA ME KOKA TE HUAJA POR REFEROHU ATYRE QE JU LERUA NENOCKA PER KETE VEND , KU TI PO SHIT SE BASHKU ME “RRUGACET “..!

  11. bureto says:

    Ķa rëndësi përmbajtja jo kush e ka shkruar.

  12. AQIFI says:

    PE LESHI JE VERTET ..!

  13. XheJ eN Bi says:

    Për Belulin nuk pash të fliste gjë,për të gjitha foli por për Belulin ,jo.
    Kur mer shëmbëll Varufakin që falimentojë Greqinë ,imgjinoni se ç’ përgjigje u ka kthyer atyre qç e as kuzojnë.Dhe këtu Peleshi na thotë se fajin nuk e ka ai për zullumet që ka bërë ,po fajin e ka sistemi që mban Ministra të korruptuar.

  14. Luli,.......... says:

    Ah more Pandi Peleshi,………. juve politikaneve te sotem Shqiptare duhet tu ngrihen statuja gjigande cfare I keni, dhe po I beni ketij populli gjate ketyre 29 vjeteve. Ju te gjithe me PS,…..PD,….LSI,……..e nje ushtri e tere qe ushqeheni nga ne taksa paguesit , jeni engjejt e ketij populli QE JU QAN SHPIRTI PER KETE POPULL HEROIK SHQIPTAR,……………….

  15. Luani says:

    Konfuzion i madh logjik në paragrafin e dytë dhe të tretë, paqartësi e madhe konceptuale!
    Ta shqyrtosh se ku qëndron gabimi i rëndë në arsyetim, duhen shkruar ndoshta nja 2 faqe format…
    Kështu që pe e lë këtu. Vazhdimi është i kotë dhe konkluzioni i pashpresë!!!

  16. shoku i klases says:

    Ja cfare ka arritur shoku Niko-Pruri nga Korca ketu ne Tirane,dashnoren e tij bashke me burrin e saj,-ka hapur nje bisnes me goxha fitim i “mbrojtur” nga tatimet,sepse nuk e ka rregjistruar ne emrin e tij por te se dahures.Keto jane “vlerat”morale, qe
    shoku Niko na ofron ne kete artikull….si helmet ti quajme pleh!!!

  17. Mond says:

    Niko ka mbaruar gjimnazin me medalje te arte ,ai eshte njeri i te gjithave ,se zakonisht ata qe mesojne shume jane si gjysmake jashte botes se mesimit, te kishim disa “niko” ne politike me mire do ishte, lejoi apo jo pesticidet eshte ..pese me ic…. thote populli.

    1. Raqka says:

      Niko ka mbaruar gjimnazin me medalje te arte Mond por mos haroie gjithmone te shkruani qe ka qene secretarie i rinise komuniste te gjimnazit Raqi Qirinxhi.Pse se shtoni edhe kete ju leshovinrat

    2. spiro says:

      Niko ka mbaruar gjimnazin me medalje te arte Mond por mos haroie gjithmone te shkruani qe ka qene secretarie i rinise komuniste te gjimnazit Raqi Qirinxhi.Pse se shtoni edhe kete ju leshovinrat

  18. shoku i klases says:

    Ja cfare ka arritur shoku Niko-Pruri nga Korca ketu ne Tirane,dashnoren e tij bashke me burrin e saj,-ka hapur nje bisnes me goxha fitim i “mbrojtur” nga tatimet,sepse nuk e ka rregjistruar ne emrin e tij por te se dahures.Keto jane “vlerat”morale, qe
    shoku Niko na ofron ne kete artikull….si helmet qe niko i quan pleh!!!

  19. Dauti says:

    Tregoju shqiptareve se si bashkepunove per “projektin” e programit per bujqesine ne rtsh. Ndihmove te merren 1 miliarde leke per te blere nje autobuz 25 vjecar dhe pajisje me mbi dyfishin e cmimit.
    Ky “projekt” sot eshte ne proces gjyqsor dhe ne ndjekje nga prokuroria.
    E mira eshte kudo, por jo atje ku ve dore ti dhe miku yt Gellci. Te shpresojme qe SPAK mos ta anashkaloje kete veper.qe ndertuat ju te dy.

  20. shoku i klases says:

    Ja cfare ka arritur shoku Niko-Pruri nga Korca ketu ne Tirane,dashnoren e tij bashke me burrin e saj,-ka hapur nje bisnes me goxha fitim i “mbrojtur” nga tatimet,sepse nuk e ka rregjistruar ne emrin e tij por te se dahures.Keto jane “vlerat”morale, qe
    shoku Niko na ofron ne kete artikull….si helmet qe niko i quan pleh!!!!

  21. Korca says:

    Nuk na thua , z. Peleshi , si arrite ta kthesh degen
    e PS-se se Korces , ne dege te PBDNJ-se dhe ia
    shkove ujin nen rrogoz Edi Rames sylesh ?!

  22. Fieri says:

    Per aq sa kam lexuar e degjuar, Une, nuk e drejtoj me kete pyetje sepse rezulton nje spekullim i piset me permasa demi te frikeshme ,e, qe ndodhin e riperseriten rendom e askush nuk mban pergjegjsi per cfilitjen e psiqikes njerezore.
    Dhe vijon me tema provokative sidomos ne emisionet e mengjesit per te grumbulluar prej biseduesve sa me shume balte e vrer.
    Nje rast. Perfundon rruga e KOMBIT dhe lajmi i mire humbet, jepet nje here ose pak here, sepse media qe eshte e “angazhuar” me perhapjen e helmit nuk le gur e kusur pa i nxjerre “tymin e zi” qellimit te mbrapshte per te alarmuar njerezit nder ta edhe mua!.
    Normalisht do te duhej ta zbardhte rastin dhe ta informonte popullin sido qe te ishte e verteta: -per korrupsionin kriminal ose per te paverteten qe rezulton teper e demshme…!.
    Tani doli qe AKU-ja e famshme ose ka ne organike injorante e te papergjegjshem ose eshte qellimkeqe…!.
    Po keshtu edhe Prokuroria e Shtetit qe qe i beri “shoqeri” AKU-se ku per cdo rast te shkeljes se ligjit e fillon dhe e mbaron punen vetem me hetim…!. si i sherbeu popullit…?.
    Kush e paguan alarmimin dhe alarmimet false qe i behen popullit?.
    Po 8 – muajet e bllokimit kush do ja paguaj demin firmes e cila ka te drejte ti kerkoje fitimet e munguara? ,.
    Cfare qendrimi do mbaje Prokuroria…!?.
    Perse eshte kaq e interesuar media ne nxirjen qe i ben prodhimeve Shqiptare me turravrapin e transparences…!?.
    Perse po kjo media nuk promovon ecurine e fermave bujqesore qe mbeshteten sipas kritereve te financimit por mbledh pakenaqsite e disa individeve qe kooperimin ose edhe koopertaiven po deshet (bashkimin e siperfaqeve) per te prodhuar ne grup ja u ben gogol…!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje