Ina nga heroinë në viktimë, për shkak të biografisë

8 Shtator 2019, 11:56Politika TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Një nga abuzimet më të mëdha që ndodh rëndom në Shqipëri është keqpërdorimi i emrit për llogari të të tjerëve, më saktë për llogari të të tretëve.

 Shumë portale kanë lajm “Arrestohet për evazion fiskal vjehrri i polices Ina Nuka”. 

Titulli të lë “shijen” që Ina Nuka nuk është dhe aq korrekte si police, ose nuk është aq fatkeqe që u plagos në një protestë të opozitës, ku desh humbi disa gishta nga shpërthimi i një mjeti pirroteknik, sepse e paska vjehrrin abuzues (gjithnjë nëse provohet fajësia ndaj tij). 

Ky është rasti tipik kur ne shquajmë veten si njerëz që merremi me biografi.

Çfarë kusuri ka Ina se bën një zullum vjehrri, bashkëshorti i saj, madje vëllai, babai apo motra e saj. 

Pra çdo kush prej nesh nuk mund të vuajë pasojat e gabimeve apo fajeve të të tjerëve. Përgojimi është cënim i dinjitetit dhe personalitetit të personit, që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen ose personin objekt të veprimtarisë abuzive ose kriminale.

 Në një sistem si ky që kemi zgjedhur të jetojmë, pra në demokraci përgjegjësia është individuale e jo kolektive. Kjo llogaria me biografi me farefis e shoqëri është një reminishencë e sistemit të shkuar diktatorial. 

Boll me anatemime kolektive. Kush bën krim të vuajë pasojat, të tjerët s’kanë kusur të përgojohen e të kthehen “në gjah” për publikun duke i shkatërruar jetën dhe privatësinë.

 Askush s”duhet dhe nuk mund të ndjehet fajtor ose bashkëfajtor me dikë tjetër qoftë ai dhe person i afërt ose shumë i afërt familjar.

 Biografia është një arkaizëm në kohët që jetojmë. Në diktaturë njerëzit ndëshkoheshin ose nderoheshin sipas biografisë. Sot jetojmë në demokraci, por mendojmë ende si në diktaturë.

18 komente në “Ina nga heroinë në viktimë, për shkak të biografisë”

  1. haloefect says:

    Per nje arsye te thjeshte .Meqense jemi nje shoqeri klanore,farefisnore fshatare ne pergjithesi ,mendohet e vendimet merren kolektive ,ose te paketn ekziston dijenia qofte dhe paive per veprimin e paligjshem te anetarit fisnor. Per kete arsye i ngarkohet edhe nje pergjegjesie e fajit edhe anetarit te afert fisnor.Nuk perjashtoht edhe pjesa e reminishences se diktatures as edhe pjesa e njollosjes mediatike ku identifikmi i personit fajtor te panjohur behet nepermjet relationship qe ka me ndonje te njohur.
    Keshtu qe beju gati kur ndonje personi i familjes tende te beje shkelje do te thone x person i denis Dyrnjase gazetarit qe jepte lajmet tek Top -Channel.

    1. realisti says:

      Komemt i sakte dhe i domosdoshem . Kujtoj ketu zakonin e gjakmarrjes ku pergjegjesia e vrasjes i kalonte te gjithe meshkujve te fisit. Duktatura perfshiu edhe femren siç duket per barazi gjinore. Por denimin me fis duhet thene se nuk e shpiku sistemi i kaluar , e gjeti ketu misis nesh.

  2. Umor Ishti says:

    Po edhe diktatura e Zogut, po c’faj kishte diktatura!
    Ajo bente detyren!

  3. Biografit sikur i hoqi komunisti sali dhe fuksat vazhdojne te gjurmojne qe nga koha kur ka qene ne cerdhe

  4. rexha 10 says:

    PO SIKUR I BIRI I SALIUT TE MERREJ ME DROGE ,CFARE FAJI DO TE KISHTE VETE SALIU?
    A DO TE ISHTE NE GJENDJE QE SALIU TE DENONTE TE BIRIN? APO KETO MBETEN TEORIRA PER TE MBULUAR MUTIN ME SHURRE.
    NUKE ESHTE CESHTJE BIOGRAFIE KURE SEJCILI MERRE ATE QE I TAKON.KURE GABIMET I BEJNE FEMIJET ,BABALLARET KANE PERGJEGJSI MORALE DHE LIGJORE.KURE GABOJNE PRINDERIT ,FEMIJET NUKE MUNDE TE KENE ASNJE PERGJEGJESI .

  5. Sunitet nuk bejne shtet says:

    Sunitet nuk behen kurre njerez,pse nuk Merloni te bashkoheni me bab erdogan,Europa kurre nuk pranon sunit ne Be harrojeni

  6. xhemal says:

    ky gazetari eshte shume kontraditor.sot me te drejte mbron policen po kur merr ne intervista pyet .po partia ska faj, apo x politikan nuk e dinte qe filani para 20 vjetesh ishte ndaluar nga policia,apo kete e ka thene edhe x parti ne fakt gazetari duhet te respektoje istitucionet e shtetit jo thashethemexhinjt e kafeneve te bllokut,te flase me fakte te sigurta jo me hamendesime,te dije te ruaje dinjitetin e njerezeve .ky gazetar per mua eshte pa principe ,mediokerr thjesht vetem mund te marre ne intervista te thjeshtezuara e me supozime boshe

  7. Dori says:

    Inen e pergojojne shpellaret Vicidolit sic bene me ish-ministrin e shquar Fatmir Xhafa.
    Denis fol me emra konkrete , mos bej hartime!

  8. Simple says:

    Pyete Meron kur nxjerr artikuj te tipit, ‘fotot seksi te mbeses se Bujar Nishanit’, apo ‘nusja e Sali Berishes zvishet ..’

  9. sadriu says:

    Ina do penalizohej nese vellai,motra, apo burri do te kishte probleme me ligjin. Vjerrin e ka ne inventar perderisa eshte me burre, qe s’ka lidhje me karieren e Ines.

  10. emigranti says:

    jo se sala nuk beri asgje vetem se ka shtuar akoma me shume vella vrasjen

  11. dhembeli says:

    Vetem pasuria duhet te trashegohet nder breza, ….aaaa …per kusuret ? …jo ! Ato do te merren ne konsideraten paresore !
    Keshtu thote teoria e demokracise kapitaliste !.

  12. Aida Mani says:

    Kjo gje qe shkruan ti Denis nuk eshte fenomen vetem shqiptar por kudo ne mbare boten ndodh nje gje e tille…. Jo me larg se sot shkruajne gazetat
    NBA star Kawhi
    Leonard’s sister
    charged in deadly
    robbery
    Toronto Star

  13. MH says:

    Jemi popull inatgjore ndervedi dhe e zeza e vetes.
    Fjala e urte e popullit asht thane e ka mbete ne histori:
    Cdo Mish Varet ne Krraben e vet.

  14. Zylfo says:

    Po cjane keta qe akoma sjane ndare nga e kaluara, ose i botojne koto shjrime te tilla, eshte neveri ti lexosh

  15. Kujtim says:

    Po cjane keta qe akoma sjane ndare nga e kaluara, ose i botojne koto shjrime te tilla, eshte neveri ti lexosh

  16. Alb says:

    Nuk besoj se ka thene njeri te denohet Ina….sigurisht qe penalisht ndiqet fajtori. Ina vazhdon punen e qete. Por ne rast se do te meret me politike…parate e padrejta qe fiton vjehrri…jane edhe te Ines. Apo jo????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje