Në kërkim të partisë ndryshe

7 Shtator 2019, 13:30Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Është lajm i vjetër sa edhe vetë mosha e pluralizmit shqiptar, që partitë tradicionale janë në krizë. Në një krizë shumëdimensionale përfaqësimi, dinjiteti, elitash, idesh, platformash dhe vullneti për të nxitur dhe ofruar dialog, në vend të luftës dhe konfliktit të përjetshëm politik.

Shkurt, partitë tona të vjetra i ka lënë koha pas dhe prej vitesh shoqëria shqiptare pyet veten (por pa bërë asgjë konkrete ajo vetë), se cila do të ishte mënyra më e mirë për t’u dhënë një mësim shembullor këtyre bejlejrëve politikë që kanë zaptuar skenën drejtuese të vendit prej kohësh që s’mbahen mend. Një mësim të tipit “duart e pastra” në Italinë e viteve ’90, ose më vonë në Francë, Greqi e Itali, ku forca të mëdha politike u spostuan nga lëvizjet populiste që drejtoheshin kundër oligarkisë politike tradicionale.

Duhet pranuar se ne si shqiptarë nuk kemi bërë thuajse asgjë, për të çuar sadopak ujë në mullirin e ndryshimit të kësaj statu-quoje 30 vjeçare. Kemi sharë e nëmur sa kemi pasur fuqi njërin apo tjetrin në shtëpi a kafene, kemi mallkuar këtë apo atë parti, kryeministër, deputet a kryetar bashkie, e më pas kemi vajtur ditën e zgjedhjeve të votojmë pa nxjerrë zë nga goja… vijimësinë. Kemi harruar si me magji ç’kemi thënë dhe kemi bërë rregullisht atë që betoheshim se s’do ta bënim kurrë: t’u jepnim votën “këtyre”!

Në këtë kërkim pasiv dhe platonik të një zgjidhjeje që kemi pritur të na vijë praktikisht nga hiçi, janë shfaqur në vitet e fundit premisat e një prezence, të një premtimi politik në dukje të ri dhe me potencial përmbysës. Më së shumti kjo prezencë është degëzuar në dy drejtime, kinse-projekte të reja transformuese: atë të partive nacionaliste dhe të projektin të shumëpërfolur të Islamit politik. Që të dyja këto mbështeten si në pamundësinë për të gjetur dhe gjeneruar ide dhe fytyra të reja brenda godinës aktuale të politikës shqiptare, ashtu edhe nga procese e rrethana që jo domosdoshmërisht kanë të bëjnë me Shqipërinë aktuale.

Nga njëra anë, forcimi në viset e tjera të banuara nga shqiptarët i një ideje bashkimi kombëtar, që duhet të marrë formën e një platforme politike konkrete, është një fenomen që ka mundësuar këto vite zbatimin praktik të këtij eksperimenti, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Dhe nëse në Kosovë një prani e tillë në spektrin politik zuri vend të dukshëm me Lëvizjen e Vetëvendosjes, në Shqipëri një operacion i ngjashëm (të paktën në parimet bazë) dështoi me Lëvizjen Kuqezi.

Rrethanat delikate ku shqiptarët kanë lundruar në dekadën e fundit, më saktë secila prej tre shoqërive shqiptare në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, që përbëjnë shumicën e atij që njihet si kombi shqiptar, kanë bërë që kauza e partive nacionaliste të përpiqet të avancojë edhe në një terren ku historikisht nacionalizmi ka qenë retorikë, por jo praktikë.

Tentativa aktuale e Lëvizjes së Vetëvendosjes për ta eksportuar revolucionin e saj të vogël politik nga Kosova në Shqipëri e më gjerë, bazohet jo vetëm mbi shkallën e lartë të konsumimit të elitave politike tradicionale, por edhe mbi një kontekst më të gjerë evropian, i cili ka futur në krizë edhe projekte të tilla serioze dhe me peshë të jashtëzakonshme politike e ekonomike si Bashkimi Evropian.

E megjithatë, në rastin e Shqipërisë duket se tentativa për të ndërtuar një zgjatim të suksesshëm të eksperimentit kosovar të Vetëndosjes, ngjan si një qepje me pe të bardhë dhe që vështisë se do t’u fusë frikën socialistëve e demokratëve e të tjerëve pas tyre. Përmendja e emrit të Ditmir Bushatit si shef i mundshëm i “Vetvëtendosjes shqiptare”, vetëm sa e bën më mekanike dhe pa vlerë këtë iniciatvë të përfolur, që kërkon kësisoj vetëm të sugjestionojë median dhe opinionin publik, por jo të prodhojë vota dhe mbështetje reale. Nacionalizmi i shqiptarëve ka qenë historikisht një element kimik i paqëndrueshëm dhe i bazuar më shumë mbi fjalë, sesa mbi vepra.

Një fat të ngjashëm duket se e pret edhe projektin tjetër që përflitet prej vitesh, atë të një partie politike të frymëzimit religjioz. Ndërsa e kemi para syve prej dekadash trajektoren gjysëm-komike të partive demokristiane, vështirë të mendohet se një parti e bazuar mbi frymëzimin islamik, ose Islami politik siç quhet, mund të arrijë diçka më tepër.

Maqedonia dhe Kosova janë tunduar fort vitet e fundit nga një projekt i tillë politik dhe kjo ka një arsye bazë të madhe: mjafton të shihni sesa më i lartë dhe i kudondodhur është përjetimi i fesë islame në rrugët e Tetovës apo disa qyteteve të tjera me shumicë shqiptare, për të kuptuar se një operacion i tillë politik është thjesht i pamundur në Shqipëri. Prej kohësh që s’mbahen mend, në Maqedoni e Kosovë feja ka qenë dallimi kryesor që shqiptarët kanë kultivuar, për t’u diferencuar nga sllavët e tjerë. Kjo rrethanë ka qenë thjesht e huaj për mjedisin e Shqipërisë, ku ndër të tjera u zbatua edhe një ateizëm shtetëror ekstrem, i cili e zbuti edhe më tej indin fetar të shqiptarëve.

Investimi në imazh që përpiqen të bëjnë disa personazhe të rreshtimit fetar në Shqipëri, duke u përfshirë në aktivitete bamirësie e dalje në media, si hapi i parë drejt hyrjes eventuale në politikë, është thjesht një lëvizje në boshllëk. Shqiptarët janë një popull pragmatist, jo një popull religjioz, që votën e hedhin aty ku kanë interesin, e jo ku kanë besimin fetar.

Dalja nga kriza e elitave drejtuese të Shqipërisë është një imperativ i kakohshëm. Konsumimi i kastës politike është një fenomen kapilar që i ka kapur të gjitha partitë kryesore të vendit, ndërkohë që listat e emrave të rinj që hyjnë në politikë përmes portës së partive tradicionale, janë thuajse të gjithë të rekomanduar nga krerët e vjetër që kontrollojnë proceset e brendshme politike dhe kanë bllokuar çdo nivel demokracie partiake. Ikja nga kjo situatë bëhet me reforma të thella të sistemit politik, me zbatim të ligjit dhe ide e vizione të reja për shtetin dhe zhvillimin ekonomik e social. Rendja pas goditjeve me efekt, siç janë nacionalizmi dhe feja, vetëm sa e rëndojnë dhe e bëjnë edhe më joserioze e banale situatën politike në vend.

9 komente në “Në kërkim të partisë ndryshe”

  1. Bureto says:

    Është provuar krijimi i partive të reja edhe më parë dhe jashtë dy opsioneve që përmend Minxhozi, të partive nacionaliste apo fetare. Bile këto dy të fundit, në Shqipëri, nuk do të kenë gjasa ndonjëherë. Por gjithsesi shqiptarët gjithmonë kanë votuar vetëm 2-3 parti që kanë patur pushtetin, në aleanca dhe mes tyre kur u kanë munguar votat e nevojshme. S’kanë pyetur për ngjyra e programe. Mjaftonte dhe tepëronte pushteti. Dallim nga kjo bëri vetëm 2011, kur PS (Rama) fitoi e vetme dhe qeveris po e tillë. Kjo falë dhe opozitës, më të keqe të mundshme, nën aktrimin e lidershipit Basha-Kryemadhi, me skenar dhe regji të dyshes Berisha-Meta. Këto tashmë hanë të qarta.
    Thënë kështu duket si rrugë pa dalje. Mendoj se jo, sepse po ka shenja se, nën trysninë ndërkombëtare ndaj politikës shqiptare (pozitë-opozitë) do të ndryshojnë ca gjëra të cilat mund dhe duhet të sjellin ndryshimi e elitave brenda këtyre partive që kanë uzurpuar krejt jetën politike, shtetërore dhe ekonomike në këto 30 vjet. Kjo do mund të arrihet sëpari me vënien në zbatim të Reformës në Drejtësi, në veçanti SPAK, BKH dhe Gjykatën Speciale, dhe krahas këtyre imponimin për të bërë Reformën Elektorale, qoftë dhe me ndryshimet kushtetuese të nevojshme. Për këtë, votat janë, sepse këtë e kërkon me forcë dhe opozita parlamentare. Eshtë e vërtetë që këtë nuk e duan PS dhe PD (autoret e ndryshimeve në 2008), por tashmë, qysh se gëzoi përfitimet e ndryshimeve të vitit 2008, edhe Meta (LSI) kur përfitoi sa mundi, herë nga koalicione me PD (2009) dhe herë me PS (2013). Por mesa duket nga lëvizjet e fundit do të detyrohen t’i bëjnë. Atëhere në kushtet e reja që do të krijohen, që të mbijetojnë, sidomos PD dhe PS, do t’u duhet të reformohen thellë, si në programe ashtu dhe në lidership. Gradualisht, për një periudhë 5-10 vjeçare, të mbërrihet në formësimin e dy partive, tashmë realisht të dallushme nga njëra-tjetra, si të ‘djathta’ e të ‘majta’ që derimë sot kanë ekzistuar veçse si retorikë apo më keq si demagogji. Për garniturë mund të mbijetojë dhe ndonjë e qendrës. Pra pak a shumë sip sistemi dypartiak amerikan. Kjo diktohet sidomos nga përçudnimi që i është bërë spektrit politik shqiptar, aktualisht me mbi 100 parti, disa edhe pa anëtarë, vetëm se përdoren gjatë fushatave elektorale në koalicione të shpifura nga dy partitë e traditës, për të mos kompromentuar pragun zgjedhor dhe për të dhënë idenë fallco të gjithëpërfshirjes së elektoratit. Dhe kemi kështu parti fantazma të ashtuquajtura ‘konservatore’ dhe ndonjëherë dhe me emra të çuditshëm, që na sjellin në Kuvend dhe ndonjë sharlaran si K.Gjuzi, parti e të cilit në zgjedhjet e fundit, 30 qershor, mori zero vota. Qesharake, siç duket as vetë personi në fjalë nuk kishte votuar për të!!??

  2. Erdon says:

    Si eshte e mundur , nje mendje te funksionoje vetem pro-Rama?!

  3. Sandri says:

    Ne kerkim te kryetareve ndryshe.

  4. Dritan says:

    Foli ky bolja e majte e Rames?
    Bolja e djathte eshte Lorenci.

  5. matia says:

    “Fjalë,im Zot,fjalë!”.

  6. Olimpia says:

    Z.Minxhozi,ceshtja eshte me e thjeshte .PS,per shume aresye,realizoi nje transformim te jashtzakoneshem ,nga Partia e Punes ,ne nje parti tipike te socialdemokracise perendimore.Aresyet ishin te shumta.Por dy ishin faktoret kryesore..E para,deshira e shumices se shqiptareve me bindje te majta per nje ndarje te plote nga ideate,programmi dhe praktikat e nje partie qe per 45 vite kishte dominuar plotesisht vendin nepermjet shtetit totalitar.E dyta,per fat elita drejtuese e PS ,pavaresisht difekteve te medha ne drejtimin e vendit gjate periudhes ne pushtet,ne thelb ishte e kulturuar,liberale,perendimore dhe qe kishte kuptuar se vetem e majta moderne mund te realizonte nje transformim demokratik te shoqeeise .
    Nga krahu tjeter,PD lindi si nje force e djathte liberale .Kjo per faktin se nder krijuesit e saj patì mjaft intelektuale te formuar,shume prej te cileve teknokrate te shquar ne drejtimin e ekonomise dhe institucioneve shkencore .Por brenda nje kohe te shkurter frenat e PD i mori personazhi me kriminel,me i rrezikshem ,me antishqiptar qe la njohur historia e shqiptareve,hitleruci tribal Sali Berisha .Ai ,se bashku me nje grup banditesh,ish pinjolle te tradhetareve te vendita,me ish ,,komuniste,,fanatike dhe aventuriere ne kerkim te pasurise i fshiu te gjithe intelektualet nga PD dhe e shndrroi ate ne nje grupim parafashist tribal,me te vetmin synim ,pasurimin duke vjedhur dhe shkaterruar ekonomine kombetare.Pra praktikisht ne Shqiperi nuk la nje te djathte moderne .Pikerisht ketu qendron problemi .Borgjezia e re prodhuese,intelektualet dhe rinia me prirje te djathte moderne duhet te ndermarre nje veprim te shpejte politik dhe organizativ per krijimin e nje partie te djathte moderne,ku absolutisht figurat drejtuese te jene te reja ,te distancuara publikisht nga Berisha dhe berishizmi .Me siguri qe dhe formazione si BD,deputete te djathte ne parlamento dhe pjesa e moderuar qe la mbetur ne PD do te bashkohen rreth nje formazioni te tille dhe PD do te katandiset me 5….deri ne 10 perqind .Nje levizje e tille do fa detyroje edhe PS te shkundet nga letrargjia e dominimit nga Rama apo kushdo tjeter qofte .Populli i majte la shume personalitete te afta per te drejtuar PS edhe ne situata jo te favoreshme ,sepse ka avantazhin e te qenit shumice ne vend.

  7. NNP says:

    Kaq bagazh kane keta gazeloqet tane.Flasin vetem me DUHET e SIKUR. Nuk jua mba prapanica te dalin ne fushe te betejes e te marrin flamurin e reformimit radikal te politikes sone.Jane llapaqen-ASGJE TJETER………..

  8. tori says:

    Ore Skender jeni ne terezi apo jo.Shteti ne cdo vend te botes don te hapen vende pune e hapjen e vendeve te punes nuk e ben bythegrisuri qe nuk ka asgje apo qeveria ate e bejne te pasurit qe ne Shqiperi e ne te gjithe vendet ish komuniste I quajne oligarg.Ai person nuk investon se koti neqoftese nuk fiton,perndryshe I depoziton ne banke e merr interest bankare2-5%vjetore.Zoti ju ruajte

  9. minxha says:

    P… me reigon o Minxhoz.minx

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje