Shkarkimi i Metës: “Venecia” zbarkon të Tiranë, shmangen takimet me PD-LSI

7 Shtator 2019, 13:35Politika TEMA

Komisioni i Venecias do të mbërrijë në Tiranë të martën e javës së ardhshme.

Vizita dy ditore (10-11 shtator) e delegacionit të Komisionit të Venecias konfirmohet në faqen zyrtare.

“Një delegacioni i komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të përgatitjes së draft opinionit lidhur me fuqinë e presidentit për vendosjen e datave të zgjedhjeve në sistemin parlamentar”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të komisionit.

Delegacioni do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, përfaqësues të shumicës dhe të opozitës, përfshi dhe komisionin e posacëm të hetimit si dhe ministrin e Brendshëm, përfaqësuesit e KQZ, dhe kryetarin në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

Draf opinioni është në axhendën e sesionit të këtij komisioni që do të mbahet në tetor të vitit 2019.

Ndërkohë të hënën kreu i shtetit pritet të jetë para Komisionit të posacëm të hetimit për të dhënë dëshminë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje