Kryeministri grek i përgjigjet Erdoganit: Turqia s'duhet të detyrojë Greqinë dhe Europën mbi emigrantët

9 Shtator 2019, 11:03Rajoni TEMA

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se Turqia nuk duhet të përpiqet të detyrojë as Greqinë as Evropën në përpjekjet e saj për të marrë mbështetje për një plan për të rivendosur refugjatët sirianë në veriun e Sirisë, raporton scan.

Turqia planifikon të rivendosë 1 milion refugjatë dhe mund të rihapë rrugën për emigrantët në Europë nëse nuk merr mbështetje ndërkombëtare, tha Presidenti Tayip Erdogan.

“Z. Erdogan duhet të kuptojë se ai nuk mund të kërcënojë Greqinë dhe Europën në përpjekje për të siguruar më shumë burime për çështjen e refugjatëve,” u shpreh Mitsotakis.

“Europa ka dhënë shumë para, gjashtë miliardë euro vitet e fundit, në kuadrin e një marrëveshje midis Europës dhe Turqisë e cila ka qenë e dobishme dhe reciproke,” shtoi ai.

Greqia, e cila ndan një kufi të gjatë detar me Turqinë, është një nga vendet e vijës së parë që merr me mijëra refugjatë dhe emigrantë.

Vetë Turqia ka gati 4 milion sirianë, deri tani grupi më i madh i refugjatëve që kanë kaluar kufijtë e Sirisë për të ikur nga një luftë civile tetë vjeçare.

3 komente në “Kryeministri grek i përgjigjet Erdoganit: Turqia s’duhet të detyrojë Greqinë dhe Europën mbi emigrantët”

  1. Helenet me Greket e sotem Gjeni Ndryshimin says:

    Po’ rri o Evgjit Kush te Pyet Ty ne Europe,mos e krruaj me Gjethe Fiku.

  2. telemek Papas says:

    me Erdogan kruaje se e she te sateme o bythzi

  3. O Lire ka pru baba placa says:

    As edhe nje ndryshim me te voglin. Te njejtet pedera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje