Lefter Maliqi merr në mbrojtje Metën, para daljes në Komision: Ai burrë shteti shmangu përplasjen civile

9 Shtator 2019, 09:22Politika TEMA

Pak minuta para raportimit të Ilir Metës para Komisionit Hetimor për zhdekretimin e 30 qershorit, deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat tha se e gjithë kjo situatë e krijuar nga mazhoranca parlamentare është një show.

Maliqi foli me tone të ashpra ndaj Kuvendit, duke deklaruar se ka braktisur misionin e tij në shërbim të qytetarëve.

Parlamenti po diskretiton rolin dhe misionin e tij publik për ti shërbyer interesave të shqiptarëve.

Në vend që parlamenti të ulërasë me të madhe dhe të ngrejë komision për emigrimin masiv të shqiptarëve, vjedhjen e votës, krimin, drogën, ngre një komision për presidentin. Është show, diskretitim, manipulim mediatik.

Presidenti veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile. OSBE-ODIHR i bëri nul zgjedhjet moniste të 30 qershorit”, tha Maliqi.

Maliqi i bëri thirrje faktorit politik, socialistëve të ndershëm dhe ndërkombëtarëve që të ulen sa më shpejt, për të ndaluar siç tha ai, aventurën e piktorit dështak që po e çon vendin drejt diktaturës.

Sipas deputetit Maliqi, mazhoranca nuk është e interesuar për reformën zgjedhore.

Ai tha se Balla foli vetëm për implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por nuk përmendi ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Ky sistem elektoral i mban këtë deputetët të pasur në këmbë” përfundoi Maliqi.

2 komente në “Lefter Maliqi merr në mbrojtje Metën, para daljes në Komision: Ai burrë shteti shmangu përplasjen civile”

  1. tani says:

    Perfaqesuesi ideal intelektual I parlamentit Shqiptar si perfaqesues I PD.Kjo eshte fatkeqesia e ketij populli.Llapaqenet bertasin ne te gjitha mendyrat e format e te mencurit e te diturit friksohen nga kto injorant e nuk flasin,por perkundrazi ka edhe qe I mbeshtesin(kryesisht mediat e “pavarura”) ato

  2. Arifi says:

    O kellire ! Nuk le njeri pa i lepir bythen. Tipik fshatar 100 karad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje