Akuzat Izrael-Iran, që mund të ndezin një luftë të madhe

10 Shtator 2019, 12:08Bota TEMA

“Irani po zhvillon armë bërthamore në një vend tjetër sekret, të cilin e shkatërroi për të fshehur provat”.

Kështu deklaron kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, raporton Daily Mail.

Të hënën, gjatë një konference për shtyp, Netanjahu tha se ka zbuluar ekzistencën e një siti në Abadeh, Irani qendror.

Duke treguar imazhet satelitore, ai tha që Izraeli kishte zbuluar ekzistencën e një baze sekrete bërthamore të Iranit.

Netanyahu u shpreh se fotot janë dëshmi e një “modeli të qëndrueshëm të gënjeshtrave dhe mashtrimeve iraniane” mbi programin e tyre bërthamor, dhe u bën thirrje liderëve botërorë që të bashkohen me presidentin Trump në vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Ky informacion erdhi pasi Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) zbuloi gjurmë të uraniumit diku tjetër, aty ku Irani nuk e kishte deklaruar pjesë të programit të tij bërthamor, e kjo pasi Izraeli zbuloi ekzistencën e tij.

Për më tepër, Irani tha se e përmbushi premtimin e tij javën e kaluar për të shkelur më tej marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, këtë herë me instalimin e centrifugave më të përparuara dhe lëvizjen drejt pasurimit të uraniumit, gjë që është e ndaluar.

Diplomatët thonë se Irani nuk duhet t’i shpjegojë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se si grimcat e uraniumit përfunduan në atë që Teherani tha se ishte një strukturë për pastrimin e qilimave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka kundërshtuar me forcë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha, së pari iu referua sitit, duke e quajtur atë një “depo sekrete bërthamore” dhe duke thënë se ai përmbante një radioaktive të paspecifikuar që nuk është hequr që nga atëherë.

Detajet e inspektimeve të IAEA janë konfidenciale dhe zakonisht nuk komentohen nga agjensia.

Shefi i IAEA-s e bëri të qartë se në takimet e së dielës në Teheran, ai inkurajoi Iranin të forcojë bashkëpunimin me vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje