Presidenti Donald Trump sapo njoftoi para disa minutash se ka shkarkuar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton.
Zoti Trump e bëri njoftimin në Twitter, duke shkruar se “e informova John Boltonin mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë”.
Pavarësisht se nuk jep detaje, presidenti Trump shkruan se kishte kundështime të forta ndaj sugjerimeve të keshilltarit te tij.
Për këtë arsye tha ai:
“I kërkova John-it dorëheqjen, e cila m’u dorëzua sot në mëngjes”, tha presidenti Trump.
Ai shtoi se do ta emërojë këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme.
Vetëm pas minuta më pas, zoti Bolton reagoi po në Twitter, duke shkruar se kishte ofruar dorëheqjen të hënën dhe “presidenti Trump kishte thënë ‘le të bisedojmë për këtë nesër'”.
Shkarkimi i zotit Bolton, ishte i befasishëm për shumë në Shtëpinë e Bardhë.
Vetëm një orë para mesazhit të zotit Trump në Twitter, zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë njoftoi se zoti Bolton, do të dilte në një konferencë për shtyë me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe atë të Thesarit, Steven Mnuchin.
Zoti Bolton, gjithmonë ishte dukur si një zgjedhje e pazakontë për postin, pasi nuk përputhej me këndvështrimin izolacionist të presidentit “Amerika mbi të gjitha”.
Përplasja e Trump me Bolton thuhet se ka ndodhur për çështjen e talebanëve.
Bolton kujtojmë gjithashtu, që ishte një nga ideatorët për marrëveshjen e re Serbi-Kosovë, e cila parashikonte edhe ndarjen e kufijëve.
Shumë shqiptarë e panë me dyshim ngjitjen në detyrë të ish-diplomatit John Bolton për shkak se kishte qenë një nga zërat e rrallë amerikanë që kishin folur publikisht kundër pavarësisë së Kosovës.
John Bolton shihej si një zyrtar i linjës së fortë në çështjet e sigurisë dhe të jashtme. Ai besohej se ishte edhe arkitekt i politikës së përplasjes me Iranin.
(TemA)