Njihuni me ‘Qeverinë’ e re të BE-së, ja kush është Komisioneri për Zgjerim

10 Shtator 2019, 13:24Bota TEMA
Njihuni me ‘Qeverinë’ e re të BE-së, ja kush

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar ditën e sotme kabinetin e ri.

“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.

Si kurrë më parë, nën drejtimin e Leyen Komisioni i ardhshëm i BE do të ketë në përbërjen e tij më shumë femra.

Do të ketë thuajse një përfaqësim të barabartë, pasi komisioni do të përbëhet nga dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj.

Për Shqipërinë me interes është Komisioneri për Zgjerim, post në të cilin Ursula von der Leyen ka zgjedhur hungarezin László Trócsányi. Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

Ndërkohë, Johanes Hahn, i cili mbante këtë detyrë, do të vijojë të qëndrojë në ‘Qeverinë’ e BE-së pasi i është caktuar posti i Komisionerit për Buxhetin.

1 komente në “Njihuni me ‘Qeverinë’ e re të BE-së, ja kush është Komisioneri për Zgjerim”

  1. Idhir Muti says:

    Me keq ska ku shkonte. Diplomat ne france dhe hungarez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje