Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të enjte rreth krijimit të strukturës së re policore, FAST.
Hoxha e ka cilësuar përfshirjen e ish-komandove në këtë njësi si diçka pozitive, pasi, sipas tij, një pjesë e tyre mbeten të papunë kur kthehen nga misionet e NATO-s.
Teksa fliste në emisionin “Top Talk”, Hoxha shtoi se ka pasur raste kur komandot janë përdorur edhe si ekzekutorë për grupet e strukturuara kriminale.
“Nuk kam dyshim për përgatitjen e këtyre djemve.
Madje më vjen mirë që një pjesë e trupave tona paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak, që kanë qenë përballë një armiku real, po shfrytëzohen sepse janë harxhuar miliona lekë, ata janë makineri e luftës kundër krimit dhe po përdoren për rendin dhe sigurinë.
Ndërkohë, kolegë të tyre vitet e fundit i kemi parë t’i përdorin grupet e strukturara kriminale.
Pra ne kemi komando të FA-së tashmë të lënë pa punë që janë kthyer në ekzekturorët e grupeve kriminale, të cilët janë të ftohtë, të pamëshirshëm dhe të vështirë për t’u kapur”- tha Artan Hoxha.
Struktura e FAST do të përbëhet nga 50 ish-anëtarë të Forcave të Armatosurave, trupave komandove apo Forcave Speciale të ushtrisë.
Komandot ose trupat paqerujtese Jane nje adrt qe duhen mireperdorur. Ketu ata lihen rrugeve. Keta djxm mind the punedohen me te gjitha strukturat e sigitise. Ne Ministrine e Mbrojtjes dhe ne Ministrine e Rendit. Ata mund te behen police shume te mire.