Ilir Meta në përkujtim të Azem Hajdarit, vendosi një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet
Më pas përcolli mesazhin se zgjedhjet e lira janë kolona vertebrore e çdo shteti, duhet mbrojtur me çdo çmim
“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri.
12 shtatori është dita më e rëndësishme e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e cdo shteti dhe që duhen mbrojtur me çdo çmim.”