Një 49-vjeçar rumun u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Athinës ” Eleftherios Venizelos” pas një kontrolli policor, me akuzën për posedim të paligjshëm të dokumenteve të udhëtimit.
Të arrestuarit iu gjetën plot 401 dokumente udhëtimi (pasaporta, letërnjoftime) nga vende të ndryshme, të cilat u sekuestruan.
Një hetim nga Njësia e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Njerëzve zbuloi se shumica e këtyre dokumenteve ishin vjedhur, përvetësuar ose u kishin humbur personave të cilët i dispononin.
Hetimi policor po vazhdon për përcaktimin e masës së veprimtarisë së saj të paligjshme, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të tij në këtë veprimtari kriminale.
Për këtë, autoritetet greke kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e homologëve.
49-vjeçari, së bashku me dosjen e përpiluar në ngarkim të tij, u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme të Athinës.
Posedim?! Ha…fshataret zbritur nga shpellat, bjeshket e thella, pyjet …u bene ‘gazetar’, mesuan dy fjale huaja e perdorin ato pa kursim. Te dashur katundar te zgjebosur mos prishni gjuhen e bukur shqipe.