Rivrasja banale e Hysni Lepenicës

14 Shtator 2019, 20:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Disa pasardhës të dëshmorëve të çetës së Hysni Lepenicës, vrarë në Grehot nga italianët në shtator të vitit 1943, u përplasën sot me një grup politikanësh të opozitës dhe u përpoqën të ndërpresin fjalimet e tyre, duke shkuar drejt përplasjes fizike.

Ndërsa po dëgjoja të bërtiturat irrituese të tyre, dëgjoja fjalëfolësin, i cili i bënte thirrje PD të mos pranonte marrëveshje me qeverinë dhe vazhdonte fliste për një plan opozitar për të shpëtuar vendin.

E gjitha kjo zhvillohej para varreve të të rënëve në vitin 1943, të çetës ndoshta të vetme të papërfolur nacionaliste në jug, që ka luftuar edhe krah partizanëve në disa raste.

E kuptoj që askush nga ata nuk shkon aty për Hysni Lepenicën, por është fyese që të përdorësh një figurë të pastër të luftës, të vrarë nga pushtuesi, dhe me prirje të forta për të mbrojtur unitetin kombëtar sa ishte gjallë, për të folur rreth halleve të Lulzim Bashës me bojkotin e Parlamentit dhe zgjedhjeve.

Akoma më fyese është të zgjedhësh Hysni Lepenicën dhe kujtimin e tij për një shfaqje bazibuzukësh.

Hysni Lepenica është një nga humbjet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Një luftëtar i shquar i luftës së Vlorës, më pas antizogist i angazhuar dhe në veprimtari legale kundër Zogut, përfundoi në vitn 1942 në një grupim antifashist me orientim social-demokrat, së bashku me avokat  Skënder Muçon. Është nga të pakta figura jokomuniste që ka luftuar në disa raste bashkë me partizanët e Hysni Kapos kundër italianëve.

Më 13 shtator të vitit 1943, kur Italia kishte kapitulluar, batalioni italian “Ferrara” në Grehot të Gjirokastrës, ra dakord të dorëzonte armët, të cilat do t’i merrte në dorëzim çeta e Hysni Lepenicës.

Kur shkuan të dera e Divizionit në Grehot, ata u gjendën në pritë nga italianët dhe u vranë që të gjithë.

Për këtë ngjarje tragjike ka tre versione.

Partizanët e Bedri Spahiut e shpjegonin vrasjen me protagonizmin e tepëruar të Hysni Lepenicës për t’u paraqitur si çlirues i Gjirokastrës, duke mos marrë përgjegjësi për vrasjen e tyre.

Ali Këlcyra në kujtimet e veta e shpjegon me ndërhyrjen e oficerit Tilman, i misionit britanik SOE, pranë autoriteteve ushtarake italiane, e cila rezultoi nga dorëzim armësh, në masakër.

Kurse në kujtimet e veta, Franko Benanti, një mjek italin që ishte pjesë e batalionit “Ferrara”, e shpejgon në librin e tij “Lufta ime më e gjatë. Shqipëri 1943-1948” në mënyrë më banale situatën.

Ai thotë se sapo kishin mbërritur në Grehot nga Këlcyra, kur në grykën e Mezhogranit ishin sulmuar nga një çetë e Ballit dhe “ishim ende duke varrosur shokët, kur na thanë se një çetë e ngjashme ka ardhur tek porta dhe kërkojnë të dorzojmë armët. Atëhere na u errën sytë rrëmbyem armët dhe i masakruam.”

Sido që të jenë detajet e vdekjes së Hysni Lepenicës dhe dëshmorëve të tjerë, të gjithë bien dakord që Hysni Lepenica ishte një luftëtar antifashist, një veprimtar politik që u përpoq të mbronte “Marrëveshjen e Mukjes” dhe të shmangte luftën civile me partizanët.

Biem dakord po ashtu se ai dhë shokët e tij u vranë nga pushtuesit italianë, sado aksidentale apo të qëllimshme të kenë qenë rrethanat e vrasjes.

Por rivrajse më banale se kjo që po i bën Partia Demokratike një figure të tillë, duke mbajtur fjalime para varrit të tij, për hallet e Lulit, nuk ka pasur ndonjë herë.

Komunistët e mbuluan me harresë, se u bënte hije luftës së tyre, por kështu nuk janë tallur me të. Mjafton ajo skenë e sotme për të kuptuar se çdo të thotë të mbetesh në dorë të PD, edhe i vdekur.

14 komente në “Rivrasja banale e Hysni Lepenicës”

  1. gjeramadhi says:

    sa here te kam thene qe PD te shpallet prti terroristedhe kreret e saj ti dergojme ne burgun e spacit po ti nuk merr vesh do ti riciklosh prap

  2. shqiptari i ilirise says:

    Mero,
    çeta e Hysni Lepenicës,pamvarësisht nga e shkuara e tij,ish një çetë e krijuar në prag të kapitullimit të Italisë.Kur lufta me Italinë po përfundonte.
    Ajo nuk ka në historinë e saj asnjë betejë me Italianët,pasi krijimi i saj u bë për efekte propogandistike,sepse mbas largimit të italianëve,ishte problemi pushtetit.
    Kështu që kërkesa që Hysni Selenica u bëri italianëve që po largoheshin për në itali që tu dorëzonin armët bëhej për efekte dhe kapital politik.Që Ballistët e Lepenicës të dukeshin në popull sikur ata ishin çlirimtarët.
    Italianët nuk pranuan tu jepnin armët Ballistëve duke mos i njohur si fitues,por do u a dorëzonin partizanëve.
    Atëherë,Lepenica,mendoi që ti sulmonte me armë duke kujtuar se italianët të frikësuar do dorëzoheshin dhe Hysniu kështu do propogandonte në gjithë Shqipërinë duke u hedhur popullit hi syve si çlirimtar pa asnjë betejë.
    Italianët ishin një batalion i armatosur dhe ju kundërpërgjigjën dhe brenda 20 minutave i shpartalluar duke lënë të vrarë mbi sharë edhe vetë H.Lepenicën që nuk e prisnin kundërsulmin e italianëve.
    Kjo është e vërteta Mero.
    Sado ta zbukurojnë,nuk e fshehin dot falsitetin e luftës që nuk e bënë kurrë dhe përpjekjet për pushtet pas italisë,pa zbrazur asnjë armë.

    1. Edi Durres says:

      Jam shume dakort me analizen tuaj ?

  3. Genci says:

    Mero, jam nje mendje me ty per figuren e Lepenices, por shtoj se ne fillimet e veta, sic shkruante Kristo Frasheri, Hysniu bente pjese ne grupet e para me ide komuniste. Pastaj u radhit me socialdemokratet.
    Nuk kishte marreveshje midis italianeve dhe Lepenices per armet. Italianet do ua dorezonin partizaneve, te cilet i kishin rrethuar dhe donin te terhiqeshin ne drejtim te Sarandes.
    Besoj qe ti i keto, por…edhe ti e “rishkruan” historine.
    Ballistet e sotem jane nga ata qe bashkepunuan me okupatorin nazist. Lepenica, Skender Muco, te cilin e vrane gjermanet, si dhe Abaz Ermenji ishin nga krahu i Ballit qe kerkonin te luftohej ushtria naziste.

  4. Oketo says:

    Z.Mero,
    Persa i perket H.Lepenices keni te drejte , ai ka luftuar bashke me forcat partizane kunder pushtuesve ! Ndersa ngjarja e Gerhotit nuk eshte pasqyruar me vërtetësi!
    Mbas kapitullimit të Italisë ,shtabi i mesdheut dërgoi përfaqësuesin e tij për të marrë pjesë në dorëzimin e armatimeve bashke me përfaqësuesit e Lëvizjes Nacional Çlirimtare! Italia njihte si palë kundërshtare LNÇ dhe jo Ballin Kombëtar! Forcat e Ballit u përpoqën të merrnin armatimet që do i dorezoheshin forcave partizane dhe si pasojë italianët goditen forcat e Ballit ! Habitem si juve keni dhënë 3 versione të ndryshme kur’ ngjarja ka ndodhur në prani të qindra dëshmitarëve okularë dhe përfaqësuesit anglez të shtabit të mesdheut që njihte LNÇ si formacion që luftoi kundër Italisë fashiste . Këto ngjarje nuk mund të kenë 3 interpretime subjektive ! Mjafton të gjendet në arshive akti i dorëzimit pa kushte i Forcave pushtuese Italiane .

  5. Moisi Golemi says:

    Je gabim Mero. Hysni Lepenica fillimisht ka qenë komunist, ka qenë në Grupin e Zjarrit. Por zjarristët nuk u ftuan në mbledhjen e themelimit të PKSh, sepse ishin arkeo-marksistë. Dhe kështu Hysniu u lidh me Grupin e të Rinjve, por pa u bërë anëtar i tyre. Krerët e Grupit të të Rinjve i kishte edhe nga zona e vet. Kur PKSh filloi edhe goditjen ndaj Grupit të të Rinjve, atëherë ai braktisi komunizmin, por ngeli anti-fashist dhe madje ka bërë takime me Enver Hoxhën.
    U vra vetëm prej mendjelehtësisë së tij, sepse vajti t’u merrte në dorëzim armët dhe depot, ndërkohë që italianët patën rënë dakort se do ua dorëzonin partizanëve.

  6. Peza says:

    Me kete editorial Mero Baze ke dale haptaz si antishqiptar!
    Kush te tha ty qe ballistet kishin vajtur ne Gerhot per t’u dorezuar italianet e jo per te vjedhur cfare te gjenin?
    Shkuan si hajdute dhe ti na i quan deshmore!
    Doemos kur quani deshmore Hamit Matjanin cfare nuk do beni tjeter!
    E di se moderatori nuk do ta botoje,se tashme Tama eshte ne sherbim te antishqiptarizmit!

  7. luzati says:

    Z.Baze ,nuk thone kot qe historia perseritet here si tragjedi dhe here si komedi ,keshtu eshte edhe rasti ne fjale ku jane perleshur me familjaret e “deshmoreve ” te Grihotit grupet ne PD qe duan edhe ne momente kur ,respektohen ata qe kane rene ,pavaresisht se une kam mendim tjeter se ata te gjithe nuk jane deshmore por VIKTIMA dhe do ta shpegoj PSE.Ato variantet se perse ndodhi kjo tragjedi ,ka pasur deshimtare qe kane lene kujtimet e tyre sepse kane qene prezent ate dite ne Grihot por qe shume nuk i kane lexuar ose me mire besuar.Nuk eshte e vertete qe ka qene vetem B.Spahiu ne takim me gjeneralin por nje delegacion prej 5-6 vetash nga qarkori i Gjirokastres qe perfaqesonte Frontin Nac-Clirimtar dhe nje nga pjesetaret e delegacionit ka qene nje i afermi im qe ka lene kujtime te shkruara per kete gje. Dhe ngjarja ka ndodhur keshtu; Kur ndodhen ngjarjet ne Itali ne 7-8 shtator me zbarkimin aleateve ne sicili dhe kapiutullimin e Italise Divizioni i Gerhotit dhe me disa batalione per rreth kishin afer 5 mije ushtare .Shqetesimi i Gjeneralit ishte sesi te riatdhesoheshin forcat e tij ne Sarande pa probleme sepse ai e dinte se deri tani ai kishte luftuar me partizanet dhe ne menyre mjaft sporadike me cetat e Ballit qe ne ate kohe kane bere edhe aksione te perbashketa.Nga ana tjeter Fronti ose Partizanet ne ate kohe kishin formuar dy Batalione partizane si Asim Zeneli Dhe Baba Abaz qe kishin rreth 1000 forca te armatosura.Pra kjo ishte situata e forcave ne ate periudhe.Kurse H.Lepenica me ceten e tij me shume ka vepruar ne luginen e lumit te Vlores sesa ne Gjirokaster .Por forca kryesore goditese ushtarake ne jug ishte divizioni ne Grihot.
    Tani le te kthehemi tek takimi me gjeneralin .Ky delegacion i Qarkorit ky kishte dy ushtarake me akademi si B.Spahiu dhe Mustafa Matohiti, shkuan ne mengjezin e dates 12 Shtator per te diskutuar modalitetet e dorezimit te divizionit dhe sigurine per ti mbrojtur ushtaret italiane deri ne Sarande ,dhe diskutimet ishin vetem ne nje pike .Ushtaret do te carmatoseshin ne Grihot apo do te dorezonin armet ne Sarande dhe u la nje kompromis qe ushtaret do ti mbanin armet por pa fisheke sepse do te shoqeroheshin nga partizanet .Nga ana tjeter Delegacioni i kerkoi gjeneralit qe prapavia (depot e ushqimit ku kishte rezerva ushqimore qe ishin te vyera ne ate kohe lufte te transportoheshin me shoferet Italiane deri ne Buronja te Kucit sepse aty do te grumbulloheshin.Ne keto momente kur po diskutoheshinketo hollesi ,Bie telefoni ne zyre dhe Nje nga oficeret i raporton se ne hyrje te divizionit ishin grumbulluar disa dhjetra persona qe kerkonin te hynin dhe bisedonin me Gjeneralin me ne krye H.Lepenicen.Gjenerali i thote :Mos i lejoni te hyne dhe hapni zjar paralajmerues .Dhe na drejtohet neve duke thene se Ne vetem juve kemi pasur armiq dhe qe kemi luftuar me njeri tjetrin cfare duan keta qe ne i kemi mbajtur me therimet tona? Dhe keshtu ne degjuam te shtena nga larg .Por pas disa minutash bie telefoni prap dhe i thote oficeri se Megjithe zjarin paralajmerues ata po behen me agresive? Ahere Gjenerali e urdheron Qelloni pa dallim .Dhe keshtu u be dhe ngelen te vrare 36 vete dhe u plagosen disa te tjere qe ishin me larg telave .Keshtu per dy dite Divizioni u vu ne levizje dhe u shoqeruan nga partzanet deri ne Sarande ne pritje te vaporit qe do ti conte ne Itali nje vapor erdhi dhe i mori nje pjese ,por tjetri u godit nga Gjermanet dhe u mbut ne ujrat e gjirit sarandes se bashku me ushtaret.Nje pjese e ketyre ushtareve ngelen rugeve dhe u bashkuan me partizanet ose ne familje shqiptare .Kurse nje pjese e mire e oficereve dhe ajken e divizionit u shperngulen ne Kuc te Kurveleshit .Gjermanet kur u futen ne jug e dinin se cfare kishte ndodhur dhe ne Buronja te Kucit kane ekzekutuar 100 oficere dhe ushtare qe shpreonin te riatdhesoheshin me ndihmen e Aleateve.Pra i nderuar at shkuan ne Grihot te benin PLACKE sepse e moren vesh qe “kali ngordhi dhe donin ti hiqnin patkojt” .Nga ana tjeter nuk eshte e vertete sa shkruani per Ali Kelcyren qe ka qene nje social demokrat dhe nuk ka bashkepunuar me Fashistet haroni mareveshjen Dalmaco-kelcyra .Edhe nje fakt tjeter ,partizanet e zones e kane kapur dy here Ali Kelcyren qe udhetonte me makine per ne Gjirokaster dhe ne jug dhe dy here e kane leshuar sepse kane mare paralajmerime nga divizioni Gerhoti .Neqofese nuk lironi lironi A.K ne do te bejme raprezalje te popullsise ne zonat qe ju qendroni si Kurvelesh nje pjese te lunxherise permet ect ,keshtu partizanet e kane liruar nga keto kercenime.

  8. xhemal says:

    mero partizanet luftuar nazifashizmin e bashkepuntoret e tyre per lirine e paqen qe gezojme sot. anje nuk mund ta erresojne luften ncl.ne front kishte dy forca armike nga njera ane partizanet e shumica e popullit qe ishin ngritur per te cliruare vendin,nga ana tjeter nazifashistet e bashkepunetoret e tyre.kjo beteje e ashper,ne fund fitoi e drejta u shporr nazismi e i munden bashkepunetoret e tyre.eshte shume e veshtire ose e pamundur te zbehet madheshtia e nje sakrifice te nje populli dmth lufta ncl.lavdi te reneve per Liri paqe e zhvillim

  9. Kellira says:

    Jane vrare si trapa. Po si trapa edhe pasardhesit se molla nen molle bie.

  10. Veshei says:

    Rrihni uje ne Havan, ushtria Italiane ne ate moment ishte bere aleste e koalicionit te Stalinit me curchilin dhe Rosveltin (Ushtri e Kuqe – Ushtri Anglo-Amerikane), ndersa pas grisjes se Marveshjes se Mukjes Fronti Antifashist konform varesese se Fronit Jugosllave shumekombesh qe kish hequr simbolet kombetare, keshtu veproi edhe komanda. Bolshevike Shqiptaro-Jugosllave, e hoqi simbolin e Shqiponjes dhe vurin Yllin dhe Ushtrine Kombetare te Frontit e ktheu ne Ushtri te Kuqe Shqiptaro-Jugosllave dhe Reparti i Grehotit ishte ne krahun e ushtrise se Kuqqr kunder repartit te ushtrise me simbol Shqiponen. Te tjerat janev dengela. Churchili me Stalinin Shqiperine e kishin renditur nen Jugosllavine e Titos &

  11. Redi says:

    E pershendes ate deputetin e Ballit Kombetar Demokrat qe ruajti qetesine perball provokimeve nga civil te paarmatosur por te ulet moralisht! Skan fak kane rene ne pesimizem nhe pd dhe kerkojne zgjidhje!

  12. Nga Sevasteri says:

    Nje gabim beri Hysni Lepenica ne muajin Maj te 1943. Ne fshatin Sevaster te Vlores nje nga komandantet e Ballit Kombetar te Vlores (me sakte zones se Gorishtit) patrioti i madh Shahin Nuredini e takon nje mengjes Hysni Lepenicen me disa emisar te tjer te Ballit Kombetar . Ju thote ku po shkoni ? Po shkojm ne Shkoz (nje fshat aty afer Sevasterit) do takojm Mehmet Shehun dhe Enver Hoxhen te cilet kishin ardhur aty 3 dite me pare. Do diskutojm rreth luftes kunder pushtuesve. Mos u lodhni me ata antishqiptar i pergjigjet patrioti Shahin Nuredini . Me jepni leje nga Balli dhe flas une me ta kam mbi 400 ushtar ne zonen e Gorishtit. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nuk kishin ne fshatin Shkoz as 30 partizan qe i ruanin. Hysni Lepeniza nuk pranoj qe te eleminohej fara e keqe komuniste ate dite Maji. Fatkeqesisht per Shqiperin dhe Shqiptaret.

  13. pak aresye says:

    Ky nga Sevasteri i paska vene vulen, si duket do te jete nga ata qe u shtroi rrugen asfalt Saliu per zgjedhjet nga Kota duke anashkaluar rrugen e Lumit te Vlores ne qafe te Dushkut. Pika ne bythe o ballista dhe Mero qe do ti zbuse gjerat sot. Fashistet ishin fashiste pushtues, ballistet ishin bashkepuntore te tyre dhe antikombtare dhe partizanet ishin luftetaret çlirimtare dhe pike e fund. Tri fjale per te gjitha ato qe thuhen. Po sot? Sot beji si te duash e thuaj si te duash, e verteta shkelqen si drita e diellit dhe mbulon genjeshtren e zeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje