Great Yorkshire Showground në Angli, është aktiviteti i përvitshëm, që zhvillohet kur fillojnë të vjelat dhe kultivuesit tregojnë perimet gjigande që i kanë rritur vet.
Në organizimin që zgjat tri ditë, pritet të ketë rreth 40 mijë vizitorë, ndërsa çmimet për një perimet më të gjata dhe të rënda janë ndarë që ditën e parë.
Si perime më i gjati, është shpallur një trangull 92 centimetra, derisa në kategorinë për peshën më të rëndë, ishte një kungull që peshon 291.7 kilogramë.
Bashkë me fituesit e edicionit të 44-të, ka pasur edhe shumë të tjerë, që garuan kryesisht me hudhra, qepë, karota dhe sallata.