Ish anëtari i Këshillit Kombëtar sulmon Bashën: PD e futët në "elektroshok", lëreni neuropsikiatrinë por filloni e mendoni

16 Shtator 2019, 09:42Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i ka drejtuar sot një mesazh të fortë opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se veprimet e opozitës kanë bërë që sot të kemi  nje shumice parlamentare e PS, qeverisje po e PS dhe 60 kryetare bashkie te PS dhe i ka lënë demokratët pa përfaqësim.

Postimi i plotë i Kullurit:

Ka qe dje pasdite qe po lexoj nja dy shkrime(nese mund te konsiderohen te tilla) ne mbrojtje te bojkotit, djegies se mandateve dhe planit pa plan te kryetarit te opozites dhe akoma s’po kuptoj se cfare shkruajne dhe cfare duan te thone!

Sidomos kete termin neuro-psikiatrik “elektroshok” nuk po e zberthej dot politikisht!

I vendosur mes parrullash te tipit “fitorja e opozites” ne 30 qershor dhe teorive konspirative me “armiq te brendshem e te jashtem”, kupton edhe me shume se ne c’konfuzion i fut mediokrit shkaterrimi i parimeve themelore te sistemit demokratik si “perfaqesim, pjesemarrje, pergjegjesi, llogaridhenie, meritokraci, debat i lire, zbatim i ligjit(statutit), transparence” etj., .

E nderkohe pas “elektroshokut” qe mund te jete edhe ndonje “shok elektricist”, mbetet nje shumice parlamentare e PS, qeverisje po e PS dhe 60 kryetare bashkie te PS!

E fundit: “elektroshoku” nuk eshte opium per demokratet por ne fakt i ka lene pa perfaqesim ne te gjitha nivelet e qeverisjes dhe pa shprese se nje dite do te qeverisin me mire vendin se “rilindja” e deshtuar e Rames! Keshtu qe lereni neuropsikiatrine dhe filloni e mendoni! Te mendosh eshte gje e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje