Konferenca e Pezës "zbut" Metën, bashkohet me socialistët: Koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë interesat afatshkurtra

16 Shtator 2019, 11:18Politika TEMA

Në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti Ilir Meta nuk la pas komentet për situatën politike në vend, duke e lidhur me shembullin që duhet marrë nga patriotët shqiptarë që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Meta ‘thumboi’ sërish edhe procesin zgjedhor të 30 qershorit, kur vuri theksin tek pluralizmi i Konferencës së Pezës ku morën pjesë pa bindje politike, fetare, e ideje.

Presidenti tha se nën shembullin e Pezës, edhe politika aktuale shqiptare duhet të bashkëpunojë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, tashmë që është në pritje të vendimit të rëndësishëm për hapjen ose jo të negociatave për tu anëtarësuar në bashkimin Evropian.

“Vimë të përkulemi me nderim në këtë vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët sepse Pezë për shqiptarët do të thotë bashkim, qëndrim, dhe besa-besë me parullën historike që lindi këtu dhe që nuk mund të mbetet vetëm histori por që është edhe një amanet që gjithë shqiptarët të bashkohen për interesin kombëtar, pa dallim feje, ideje. Peza u dogj, u masakrua si asnjë krahinë tjetër, por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkulemi para veprës së patriotit të paharruar Myslym Peza. Në një kohë të errët të pushtimit ishte Konferenca e parë pluraliste në vendin tonë e cila dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit dhe të ngritjes mbi interesat parciale për interesin kombëtar. Një ngjarje madhore që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë, në respekt të ruajtjes së atyre vlerave e trashëgimie për ta investuar për edukimin patriotik të fëmijëve tanë. Ta kuptojnë të gjithë se sa ka arritur Shqipëria e ka përmes sakrificave sublime të paraardhëse tanë.

Peza nuk është vetëm histori, por është amaneti i gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për të realizuar vendimin madhor të konferencës së Pezës. Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Shqipërisë është koha për të mos e vonuar më këtë proces për shkak të antagonizmit politik por është koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë interesat afatshkurtra të ngushta në mënyrë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë të jetë sa më pranë“, tha Meta.

2 komente në “Konferenca e Pezës “zbut” Metën, bashkohet me socialistët: Koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë interesat afatshkurtra”

  1. degjoni kengen time says:

    Mos e besoni Ilir Meten! Genjen.

  2. ME EMER says:

    Deshmoret dhane jeten me idealin e tyre ne zemer qe populli te drejtonte me mente e tij , te punonte me krahet e tij , te qendronte me kembet e tij , pa pushtues ..! Ke nga keto ju e mbeshtesni sot o njerez te cuditeshem ?! Ate te shkaterrimit te ekonomise se vendit , te hajdutllekut , te papunesise qe eshte krimi me barbar qe beri te mundur largimin e me shume se gjysmes se popullsise ne emigrim per nje cope buke ? Ku jane sukseset tuaja , mos valle ato qe po ju ” lepini kembet bosave te planetit ” me shpresen e rruajtjes se pushtetit duke u prezantuar si shpetues se popullit . Nga B.E.- ja po komentoj , ku po jetoj per rreth 30 vjet . Mjaft mashtrruat , nuk ju takon te shkoni ne Peze ne kohen kur po reabilitoni kriminelat e ballit te cilet jane te denuar nga zoti , as te ngrini ne karrire femijet e tyre qe fajesine e prinderve po e quajne trimeri , po i paraqesin kriminelat e ballit si aleate te fashizmit apo nazizmit , si miqte e tyre [ e pranuar nga shkrimet e gazetave te ndryshme , shihni shkrimet ]..!!! Fashizmi dhe Nazizmi jane kudo te hurryer ne bote , B.E.-ja nuk ka nevoje per kriminele , pamvaresisht se dhe ne rradhet e saj ka elemente te tille te fshehur , si puna e juaj qe i vute minat ekonomise se vendit te ngritur me gjak e sakrifica e tani pretendoni B.E.-ne , kur mbetet me “gisht ne goje” , e jo ju pikerisht , superhajdutet e “pa kapshem ” por imjeri popull qe nuk ju ve drune ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje