Nga qyteti i Vlorës ku prezantoi projektin e ri të aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama foli edhe për dështimin e negociatave me konsorciumin turk, që kërkoi fillimisht ndërtimin e veprës.
“U përpoqëm të arrinim një marrëveshje me konsorciumin, dhe pas një negociate shumë të gjatë arritëm në konkuluzioin se nuk kishim pika afrimiteti për të nënshkaruar një marrëveshje.
Kërkesat e kompanisë për garancitë që kërkonte nga shteti ishin përtej mundësive tona.
E gjitha kjo ndodhte në një kontekst kur Vlora ende nuk e kishte marrë imazhin që ka sot”, tha Rama.
Sipas Ramës, ka interesim të lartë nga kompani ndërkombëtare për garën për aeroportin e Vlorës, por ende nuk është përcaktuar fituesi.
Më herët, ai është shprehur:
“Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar.
Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe në pranverë duam të hapim kantierin.”
Në prill të këtij viti Ministria e infrastrukturës konfirmoi zyrtarisht dështimin e negociatave me kompanitë turke, por deklaroi se projekti do të vazhdojë dhe Qeveria do të hapë tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Ta ndertoje shteti dhe ta drejtoje shteti.Perse duhet nje operator nderkombetar ???…Menjehere me konkurs te dergohen per studime ne shkolla te specializzata te rinj e te reja shqiptare…Dhe fitimet i merr shteti ,nderkohe qe rritet konkurenca dhe ulen cmimet…Kjo eshte politikes e majte z.Rama…
Nderkohe perse nuk vihet ne shfrytezim Gjadri….?Ne se e do NATO…le te paguaje e ta marre ,ne te kunderten te kthehet ne funksion civil..Mikiardat e investuara perse duhet te rrine te vdekura..??..Arritja e synimit…10 milione turiste kerkon medoemos aeroporte te reja ..dhe per zonen turistike Shkoder,Malesi Lezhe…..Gjadri eshte ideal.
Thuaje troc, deputetet Hollandez ta thane hapur – po shkell Marveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian duke mos bere ankand te hapur per vendet e BE-se! Kaq,
Bej ashtu sic ka bere dhe ben Kina. Bej join venture (bashkepunim) me firma te njohura te huaja, ku shteti apo firma private shqiptare te kete me shume se 50% te kompanise. Ne firm te jene te punesuar (ne te gjithe nivelet e firmes – administruese dhe operative) edhe personel shqiptare. Ne kete menyre shteti apo firma private shqiptare merr ekspertise dhe ka ne kontroll aktivitetin (me +50% te aksioneve) e kompanise. Me eksperitise e fituare shteti apo firma shqiptare mund te krijoj ose zgjeroj aktivitetin ne vend te tjera.
Dhe pyetja ngelet o gazetar. Pse deshtuan negociatat me turqit.Bej nje shkrim tjeter dhe sqaroje.