Farage pret shtyrjen e Brexit: Me Donald Trump në krye do kishim dalë me kohë nga Europa

17 Shtator 2019, 09:55Bota TEMA

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të vonohet përsëri për shkak se negociatat e minutës së fundit të Kryeministrit Boris Johnson, do të refuzohen përsëri nga parlamenti, sipas mbështetësit të Brexit,  Nigel Farage.

Ai tha se Brexit, që pritet të ndodh më 31 Tetor, është i pasigurt ndërkohë që elita politike në Londër po thur komplote me Bashkimin Europian për të tradhtuar referendumin e vitit 2016, ku britanikët votuan për të dalë nga Europa.

Farage tha se vendi ndodhet në sfidën më të madhe që prej Luftës Civile të shekullit të 17 dhe shtoi se Johnson rrezikon të shkatërrojë partinë Konservatore me marrëveshjen e dështuar të parardhëses së tij, Theresa May.

Nëse Donald Trump do drejtonte negociatat, ne do të kishim dalë nga Europa me kohë.  Por problemi është se ne kishim Zonjën May dhe ajo u rrëmbye tërësisht nga shërbimi civil në këtë vend.  Tani kemi Boris Johnson që po kthehet mbrapsht te marrëveshja e divorcit. Njerëzit nuk janë idiotë, ata do ta kuptojnë që është marrëveshje e keqe dhe nuk do e falin partinë Konservatore.

Farage ka ndikuar te politikat britanike në dekadën e fundit duke kërcënuar anëtarët e partisë Konservatore që të mbajnë një pozitë më të ashpër ndaj Europës.  Kërcënimi elektoral i konservatorëve nga Parita e Pavarësisë e drejtuar nga Farage, detyroi Kryeministrin David Cameron që të premtojë një referendum mbi Brexit.

Ai ngjalli Brexit te miliona votues në Angli dhe Uells, të cilët ndiheshin të injoruar nga Konservatorët dhe Laburistët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje