VIDEO: Simulimi i tmerrshëm i një lufte SHBA-Rusi, 34 milionë viktima brenda disa orësh nga bombat atomike

18 Shtator 2019, 08:24Politika TEMA

Kërkuesit shkencorë kanë realizuar një simulim të një lufte të mundshme SHBA-Rusi dhe kanë treguar rezultatin e tmerrshëm të saj.

Simulimi, i bazuar në të dhëna reale të fuqisë bërthamore të këtyre shteteve dhe shënjestrave që ata kanë, parashikon se brenda disa orësh do të vdisnin 34,1 milionë persona. Ndërsa numri i të plagosurve do të ishte 55,9 milionë.

Këto shifra nuk përfshijnë personat që do të vdisnin si pasojë e efekteve nukleare të mëpasshme.

Në 3 orët e para, Evropa do të shkatërrohej dhe do të vdisnin rreth 2,6 milionë persona.

90 minutat në vazhdim do të mbulonin qiellin e qyteteve kryesore amerikane dhe ruse me 5-10 bomba bërthamore secilën, duke shkaktuar 88,7 milionë viktima të tjera.

Shtetet që do të shpëtonin pasi nuk janë shënjestër e bombardimit bërthamor janë vendet afrikane dhe Australia.

Videoja 4-minutëshe është realizuar nga eksperti i inxhinierisë dhe punëve të jashtme Alex Glaser, i Universitetit të Prinstonit.

4 komente në “VIDEO: Simulimi i tmerrshëm i një lufte SHBA-Rusi, 34 milionë viktima brenda disa orësh nga bombat atomike”

  1. olimpia says:

    Cfare llogarie…. kete informacion mund ta japi edhe nje rreshter i thjeshte amerikan apo rus,apo nga Cadi…Sot praktikisht as amerikanet ,as ruset ,as kinezet nuk jane ne gjendje te mbrohen nga sulmet termoberthamore me raketa inteligjente dhe shpejtesi mbi mach 10. Pra mund te shkaterrojne kundershtarin dhe nderkohe do te shkaterrohen edhe vete.Sulmi i pare nuk ka me vlere ,pasi cdo gje eshte e kntrolluar nga sistemet satelitore .

  2. FATMIRI says:

    MOS QOFTE E THENE POR PO FILLOJ RUSI I NXJER UJI TE ZI QE AMERIKA TE BEHET PISHMAN 100 HER

    1. loni says:

      e ncorri konkluzjonin ky ADMIRALI RUSE qe amerika do behet pishman 100 here,kurse ruset do korrin vetem fitore,ajde katunar ajde,o NARI,gorbacovi dikur pat thene,nje lufte reale midis rusise dhe amerikes nuk do ket fitues nga asnje pale,kurse ti NARI na dole qe amerika do humbi kurse rusia do fitoj,u mundove shume sesi e gjete o katnar,mqs ra fjala,ku dhisnit naten ju katunaret ne kohen e xhaxhit ku banjon e kishit 50 metra larg shtepise?gjejeni njehere kete pastaj zbertheni temat berthamore o buka e mistrit qe jua beri mire ai sistem katnar e qelbet.

  3. ME EMER says:

    Domethene si te kerkojme strehim ne Amerike apo ne Rusi , te njejtin fat do te kemi . Atehere sulm drejt Afrikes ”! Semiramida e Babilonise na pret “krahe hapur” ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje